E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano ka marre pjese sot në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të 13 të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në këtë eveniment të rëndësis

Kryeministri dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano ka marre pjese sot në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të 13 të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në këtë eveniment të rëndësishëm të PSSH merrnin pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, të ftuar nga institucionet më të larta të shtetit, anëtarë dhe simpatizantë të PSSH dhe perfaqesues te shoqeirise civile etj.

Në fillim të kësaj ceremonie në përshëndetjen e tij Kryeministri Nano u shpreh se "edhe në këtë ditëlindje të 13 të organizatës sonë ne ndihemi krenarë që jemi socialistë, që jemi progresistë. Kjo ditëlindje është e para që festojmë si anëtarë me të drejta të plota në Internacionalen Socialiste, tregues i çertifikuar i progresit dhe vizionit tonë të qartë në zhvillimet moderne".

Në këtë përvjetor socialistët- u shpreh zoti Nano- nuk ndihen më të moshuar, aq më pak adoleshentë për shkak të viteve. "Në këtë përvjetor ne ndihemi më të pjekur, më me përvojë, më të aftë për të çuar përpara misionin tonë politik, historik, kombëtar dhe qeverisës të zhvillimit dhe integrimit të Atdheut tonë të përbashkët në realitetet e botës moderne".

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH theksoi se përvojë dhe krenari për ne dhe gjithë shqiptarët e përgjegjshëm është sprova që kaluam nën regjimin e Berishës. Rezistenca jonë politike, institucionale dhe njerëzore shpëtoi në kohën e duhur,- pavarësisht çmimit që vazhdojmë ende ta paguajmë,- Shqipërinë nga një katastrofë e paimagjinueshme.

"Përvojë dhe krenari për ne është rivendosja e shtetit dhe realizimi i Pajtimit Kombëtar pas ngjarjeve të përgjakura të vitit '97. Përvojë dhe krenari për ne është modeli politik që krijuam duke dëshmuar përgjegjësi politike, duke përmbajtur emocionet dhe duke i hapur rrugë një shoqërie demokratike të konkurimit të alternativave dhe të vlerave sipas standarteve të botës moderne,- tha Kryeministri Nano duke shtuar se - kemi meritën e madhe që për herë të parë në gjashtëdhjetë vjet histori, ndërpremë luftën absurde të klasave dhe të persekutimin politik.

Gjithashtu, ai shtoi se përvojë dhe krenari për ne është instalimi dhe konsolidimi gjatë maxhorancës sonë i vlerave fondamentale të lirisë dhe demokracisë, serioziteti në qeverisjen e vendit, që dëshmohet me ndërtimin në volume të pakrahasueshme i rrugëve, shkollave, spitaleve, ujësjellësave, porteve dhe aeroporteve moderne; është fakti që vendi ynë, deri para 7 vjetësh më i izoluari në Evropë, tashmë ndjehet mirë mes aleatëve natyrorë: Europës së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tashmë ka hyrë përfundimisht në rrugën pa kthim të integrimit në komunitetin e madh euroatlantik; është kontributi që djemtë tanë po japin në dobi të paqes dhe demokracisë në Bosnje, Irak dhe Afganistan; është bilanci i padiskutueshëm i fitores së të gjitha konkurimeve të lira elektorale, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Kjo bindje për këtë progres dhe perspektivë sipas z. Nano bazohet në kurajon për të ndryshuar veten dhe Shqipërinë, për të pranuar dhe përballuar sfidat, për të analizuar dhe reflektuar, bazohet në angazhimin e përgjegjshëm për t'i prirë shoqërisë shqiptare në sfidat integruese të Mijëvjeçarit të Ri. "Përvojën, krenarinë dhe bindjet tona nuk mund t'i përvetësojë askush, prandaj ne mbetemi të suksesshëm, prandaj ne mbetemi më të mirët, prandaj ne mbetemi më të votuarit", tha z. Nano.

Kryeministri theksoi faktin se edhe pse për pak javë hyjmë në vitin e tetë të qeverisjes, PSSH është padiskutim forca politike më jetëgjatë në gjithë Evropën Lindore në ushtrimin e dy mandateve qeverisës rradhazi. "Ambicja jonë nuk është regjistrimi në ndonjë libër çudish, ajo është shumë më e thjeshtë dhe tokësore: ndërtimi i plotë i Shqipërisë moderne dhe evropiane".

Pikërisht për këtë arsye,- tha Kryeministri dhe Kryetar i PSSH,- Ne do të fitojmë sërish edhe një mandat të tretë për t'a çuar deri në fund misionin dhe angazhimin tonë. Ne, me aftësinë për të shfrytëzuar përvojat tona dhe të të tjerëve, me programet tona të qarta dhe ambicioze, do të zgjerojmë edhe më tej rrethin e miqve dhe mbështetësve tanë progresiste të shoqërisë shqiptare dhe do të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë euroatlantikë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›