E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar pjesemarres, Ne radhe te pare, deshiroj t'u falenderoj per pjesemarrjen Tuaj ne kete mbledhje te pare te Grupit te punes per rishikimin e kuadrit ligjor per konfliktin e interesave, i

Te nderuar pjesemarres,

Ne radhe te pare, deshiroj t'u falenderoj per pjesemarrjen Tuaj ne kete mbledhje te pare te Grupit te punes per rishikimin e kuadrit ligjor per konfliktin e interesave, i cili eshte ngritur me urdher te Kryeministrit.

Ky eshte nje proces i rendesishem qe kryhet ne kuader te strategjise se Qeverise shqiptare per promovimin e mireqeverisjes nepermjet rritjes se transparences dhe te pergjegjshmerise se administrates publike per te ngushtuar hapesirat korruptive qe lidhen me ceshtjen e konfliktit te interesave.

Ne kete aspekt, nisur dhe nga programi i qeverise per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, i cili synon adoptimin e masave parandaluese kunder korrupsionit dhe permiresimin e forces goditese te ligjit, eshte i nevojshem rishikimi dhe venia ne zbatim e kesaj iniciative te rendesishme.

Ceshtja e Konfliktit te Interesave, ne vetvete, i perket nje game te gjere si ne aspektin e diskutimeve qe krijohen ne kete kendveshtrim, ashtu edhe ne aspektin e perpjekjeve te efektshme ne parandalimin dhe luften kunder korrupsionit.

Pare ne kete kendveshtrim, Njesia Antikorrupsion, prane zyres se Ministrit te Shtetit per Koordinimin, ndermori studimin "Analiza per rregullimin ligjor te konfliktit te interesave", duke bere nje analize paraprake te kuadrit ligjor ne kendveshtrimin e konfliktit te interesave, dhe duke identifikuar aspektet me kryesore qe kerkojne ndryshime te mundshme ligjore ne menyre qe legjislacioni yne te perputhet me ate te standarteve bashkekohore. Qellimi kryesor i studimit ka qene identifikimi i dispozitave ekzistuese lidhur me kete ceshtje dhe nje analize paraprake e ketyre dispozitave per te nxjerre ne pah mangesite e legjislacionit ne fuqi per parandalimin e konfliktit te interesave.

Ne kete iniciative te rendesishme, ka patur nje perfshirje aktive te aktoreve dhe faktoreve te tjere nga shoqeria civile, komuniteti i biznesit, sindikatat si dhe institucionet nderkombetare, Komisioni Evropian, Keshilli i Evropes, OECD/SIGMA dhe Banka Boterore.

Studimi i perfunduar, me rekomandimet e dala prej tij, u perfshine ne urdhrin e Kryeministrit Nr. 108, date 03.06.2004, "Per Ngritjen e Grupit te Punes per Rishikimin e Kuadrit Ligjor per Konfliktin e Interesave".

Ka ardhur momenti qe, edhe per kete ceshtje te rendesishme, te vendosim standarte duke marre shembujt dhe praktikat me te mira ne kete drejtim, te cilat duhet te zgjerohen dhe te zbatohen efektshem ne te gjitha strukturat shteterore, qofshin keto te gjyqesorit, prokurorise, struktura te tjera jashte sherbimit civil apo spektri politik.

Ne kete pike, eshte e rendesishme qe te theksohet fakti se, ne kuadrin e pergjithshem te reformes se administrates publike, eshte miratuar dhe ka filluar te zbatohet ligji "Per rregullat e etikes ne administraten publike". Qellimi i ketij ligji eshte percaktimi i standarteve te integritetit dhe te sjelljes se nepunesve te administrates publike. Ne kete ligj, ka nje kapitull te vecante per konfliktin e interesave dhe pergjithesisht rregullohet ceshtja e konfliktit te interesave per sherbimin civil, por kjo pervoje e mire duhet te shtrihet me gjere ne te gjitha strukturat e tjera shteterore.

Rekomandimet e dala bazohen ne nje sere problemesh dhe ceshtjesh te cilat jane evidentuar me ne detaje ne studimin e lartpermendur. Ka nje mungese te koherences dhe trajtimit te konfliktit te interesave. Per kete arsye, eshte i nevojshem nje rishikim i dispozitave ligjore ne menyre qe kjo ceshtje te trajtohet ne menyre sa gjitheperfshirese dhe me te detajuar duke marre ne konsiderate disa elemente te rendesishem te cilet do te ndihmojne ne nje kuptim dhe zbatim me te mire te rasteve te konfliktit te interesave.

Lind nevoja qe vete koncepti i konfliktit te interesave te jete me i qarte, te kete nje kategorizim te interesave personale sipas fushave, te harmonizohen perkufizimet dhe te saktesohen procedurat duke evituar perplasjet dhe perseritjet ne ligje te ndryshme.

Nepermjet ketij procesi, synohet qe te vendosen parimet e pergjithshme standarte te ceshtjes se konfliktit te interesave qe mund te materializohet ne nje ligj te pergjithshem si mekanizem ligjor me i pershtatshem per realitetin shqiptar, kjo e bazuar edhe ne praktikat me te mira te vendeve te rajonit duke vazhduar me plotesimet dhe permiresimet ne ligjet specifike ekzistuese mbi bazen e ketyre parimeve standarte.

Gjithashtu, nje element shume i rendesishem qe synohet te arrihet eshte vendosja e nje autoriteti pergjegjes, i cili do te monitoroje situatat e konfliktit te interesave, pergjegjesite e te cilit duhet te perqendrohen ne standartizimin dhe interpretimin e konfliktit te interesave, kontrollin dhe sanksionet, garantimin e denoncimit si dhe unifikimin e ceshtjeve te etikes ne pergjithesi. Ky aspekt i rendesishem meriton qe te trajtohet duke mundesuar realisht zbatimin dhe kontrollin e tij ne menaxhimin e situatave te konfliktit te interesave ne institucionet shteterore.

Me nderhyrjet qe parashikohet te behen synohet qe gradualisht te konkretizojme krijimin e nje kulture qe eshte jotolerante ndaj konflikteve te interesit, ku institucionet publike te sigurojne dhe te zbatojne politika, procese dhe praktika menaxhimi ne mjedisin e punes per te inkurajuar kontrollin dhe menaxhimin efektiv te situatave te konfliktit te interesit dhe publikut te ndjehet me i perfshire.

Githashtu, do te krijohen rregulla te qarta dhe procedura per denoncimin dhe marrjen e hapave per te siguruar qe ata te cilet raportojne shkelje ne perputhje me rregullat e deklaruara te jene te mbrojtur ligjerisht, dhe qe te mos abuzohet me vete mekanizmat e ankimit.

Duke patur besim te plote ne seriozitetin e anetareve te ketij grupi per marrjen e masave te nevojshme per ti dhene jete ndryshimeve te duhura ligjore dhe strukturore brenda afateve qe kerkohen, si iniciator dhe bashkerendues i perpjekjeve, shpreh mbeshtetjen personale per perfundimin me sukses se kesaj nisme me se te rendesishme.

Ju faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›