-Gjithe vendimet e miratuara ne mbledhjen e sotme- Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në qytetin e Lezhes u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të
-Gjithe vendimet e miratuara ne mbledhjen e sotme-
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në qytetin e Lezhes u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje u miratua
1.Studimi urbanistik i qendres se qytetit të Lezhës:
Studim Urbanistik i qytetit te Lezhes përqendrohet ne plotësimin dhe formulimin me ndërtime të akseve rrugore kryesore, me qëllim unifikimin e vijave të ndërtimit, respektimin e zonave të gjelbërta, si dhe zgjerimin dhe sistemimin e tyre, gjallërimin e zonës së qendrës me aktivitete publike masive, evidentimin e territoreve të mbrojtura arkeologjike dhe lidhjen e tyre me pjesën tjetër të qytetit. Njëkohësisht studimi presupozon zhvillimin e rrjetit rrugor urban, duke u harmonizuar dhe lidhur me pjesët e qytetit, në dy anët e lumit Drin. Studimi ruan funksionet aktuale të qendrës si tregti, turizëm, qendër administrative e kulturore rekreative. Drejtimet kryesore të studimit janë:
-respektimi i Planit rregullues të qytetit dhe studimeve urbanistike pjesore të miratuara.
-zonimi funksional i zonës së qendrës, duke ndjekur tendencën e funksioneve ekzistuese të saj duke përmirësuar lidhjen organike të saj me pjesën tjetër të qytetit
-parashikimin e ndërtimeve me funksione sociale e shërbimi, për gjallërimin e zonës së qendrës
-unifikimin e vijave të ndërtimit në bulevardin kryesor dhe në rrugën drejt stadiumit
-trajtimi i lulishtes kryesore të qytetit, duke spostuar në krahun verilindor godinën administrative 3 katëshe, si dhe duke rikonstruktuar fasadat e godinave pranë saj.
-riorganizimi i parkut natyror rekreativ dhe arkeologjik në veri të sheshit kryesor, rreth mureve të kalasë së poshtme dhe në perëndim të tyre deri buzë lumit
-përcaktimi i lëvizjes së këmbësorëve dhe itinerareve turistike.
Në funksion të kësaj ideje propozohet shëtitorja buzë Lumit Drin, si një arterie natyrore dekorative, këmbësorja buzë mureve të Kalasë, këmbësoret pranë bibliotekës dhe më në veri pranë Muzeut Etnografik që kalojnë lumin me pasarela dhe që nëpërmjet mbikalimeve të superstradës bëjnë lidhjen e lagjes së vilave në perëndim me vetë qendrën.
-evidentimi i vlerave historike të qytetit duke propozuar disa pika të mundshme për monumentet dhe pllaka përkujtimore.
-organizimi i parkimeve dhe zjidhjen e nyjeve të trafikut në hyrje të qytetit.
KRRTRSH pas diskutimeve mbi këtë studim verëjti se duhet të plotësohet materiali hartografik me propozimet për shtesa në objektet ekzistuese dhe për objektet e reja duke respektuar vijat ekzistuese të ndërtimit. KRRTRSH vendosi që objekti i ri pranë Bashkisë i propozuar në studim të respektojë lartësinë e objekteve ekzistuese. Studimi duhet të shoqërohet me Rregulloren për zbatimin e tij ku të përfshihet lista e objekteve monument kulture brenda vijes kufizuese të qendrës, e hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si dhe të pasqyrohen kriteret e ndërhyrjes ne territorin pranë këtyre objekteve. KRRTRSH la detyrë që në mbledhjen e radhës të paraqitet për miratim Rregullorja Teknike e Zbatimit të Studimit. Në zbatim të këtij vendimi, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet të paraqesë listën dhe hartën e objekteve monument kulture brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit, e cila duhet të përfshihet në Rregulloren Teknike të Zbatimit të studimit, ku të pasqyrohen kriteret e ndërhyrjes në këto objekte.
2- Gjithashtu KRRTRSH miratoi Detyrën e projektimit dhe ristudimin e masterplanit për zhvillimin turistik dhe mbrojtjen e bregut të detit në Gjirin e Drinit (Shëngjin-Lumi Mat).
Sipas vendimit të marrë sot studimi i masterplanit të kësaj zone duhet të bëhet duke rakorduar me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit për të marrë parasysh projektet në lidhje me mbrojtjen e mbjedisit në këtë rajon.
Detyra e projektimit perfshin nje zone turistike me një shtrirje lineare prej 20 km përgjatë bregut, që fillon nga zona e Rërës së Hedhur deri tek plazhi i Tales (derdhja e lumit Mat), dhe përfshin zonën e plazhit të Kunes, zonën në shërbim të turizmit ekologjik dhe qendrat e banuara ekzistuese që kërkojnë rikonstruksion.
Objektivat strategjike të kësaj detrye projektimi janë rekomandimi i një seri projektesh investuese qe do të ndihmojë në fillimin e ekonomisë bregdetare si një rrugë fitimi, nxitja e përhapjes së turizmit në zonën bregdetare dhe ujore të kesaj pjese te bregdetit dhe industrisë, nxitja e konservimit të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë vendet me rëndësi historike, kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike, nxitja e biodiversitetit shqiptar, zmadhimin e alternativave krijuese për punësimin dhe rritjen e përfitimeve në popullsinë lokale, zmadhimin e kapacitetit institucional për të administruar dhe zbatuar veprimet dhe projektet e rekomanduara etj.
3- KRRTRSH miratoi Sheshin e ndertimit me sipërfaqe 28.5 ha dhe lejen e ndërtimit për impiantin e përpunimit të ujrave të zeza Lezhë. Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkua MRRTT, Këshilli i Qarkut Lezhe dhe Komuna Shëngjin.
Ky projekt është i një rëndesie të veçantë ambientale, turistike dhe ekonomike për qytetet Lezhë dhe Shëngjin, si qytete turistike dhe qendra ekologjike të një rëndësie të veçantë, si dhe do të përmirësojë cilësinë e ujit në Gjirin e Shëngjinit në parametrat e Komunitetit Evropian. Projekti do të përbëhet nga impiantet e para të trajtimit, ligatina, kolektoret e dërgimit dhe të largimit nga Lezha dhe Shëngjini, stacionet përkatëse të pompimit si dhe ndërtimi i rrjetit të ri sekondar, së bashku me lidhjet individuale për hapsirën urbanistike ndërmjet Lezhës dhe Shëngjinit për t'i trajtuar edhe ato në ligatina. Ky projekt është i bashkërenduar me projekte të tjera rajonale të rajonit të Lezhës për të bërë hapat e nevojshëm për përmirësimin e kushteve inxhinerike me impakt direkt në zhvillimin e turizmit në rajon.
4- Gjithashtu KRRTRSH miratoi kriteret urbanistike të percaktimit të zonës, për ta shpallur "zonë informale" si vijon:
1.1 Zona informale duhet te kete një sipërfaqe jo më të vogel se 10.000 m²;
2. Për propozimin e kufirit të zonës, për t'a shpallur "zonë informale" të kihen parasysh:
2.1 Ndarjet territorialo-administrative të njësive të qeverisjes vendore dhe kompetencat e vendimmarrjes në fushën e planifikimt të territorit.
2.2 Kondicionet e relievit, si niveli i ujrave nëntokësore, kufiri i përmbytjes, pellgjet ujëmbledhëse, kushtet hidro-gjeologjike, sizmike, etj.
2.3 Rrjeti rrugor i parashikuar në studimet e Planit të Pergjithshem Rregullues në fuqi ose Studimet Pjesore Urbanistike, të miratuara.
2.4 Studimet e infrastrukturës, rrjeti infrastrukturor nacional dhe brezat mbrojtës të tyre.
3. Kur dendësia e ndërtimeve dhe e popullsisë së zonës që propozohet, kërkon hapësirë për ngritjen e infrastrukturës së urbanizimit, kufiri i zonës të rritet në drejtim të kategorive më të ulta të tokës kufitare.
Per zbatimin e tij u ngarkua MRRTT dhe njesite e qeverisjes vendore Ligji 9304, datë 28.10.2004 "Për legalizimin e zonave informale", në nenit 8 të tij përcakton se shpallja e zonës informale, mbi të cilat sjell pasoja juridike, bëhet me vendim të KRRTRSH-së. Nga ana tjetër shpallja "zonë informale" bëhet me shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga njesitë e qeverisjes vendore. Këto të fundit për t'ju drejtuar KRRTRSH-së duhet të kenë evidentuar territoret e zëna nga ndërtimi i banesave pa leje, të argumentojnë përfshirjen e këtyre territoreve në procesin e urbanizimit dhe legalizimit dhe të propozojnë kufirin e shtrirjes së territorit për të shpallur "zonë informale".
5-KRRTRSH miratoi Detyrën e projektimit për kompleksin e ri parlamentar të Republikës së Shqipërisë që parashikon:
- Vendosjen e këtij kompleksi sipas studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Tiranës miratuar nga KRRTRSH me Vendim Nr.1 datë 27.24.2004,
- Mundesine e shfrytëzimit te hapsirës në perëndim të Rrugës "Donika Kastrioti", duke aplikuar procedurat e mundshme te shpronësimit për interes pblik
- Mundesine e përdorimit te hapsirës në jug të ndërtesës ekzistuese të Kryesisë së Kuvendit për parkim nëntokësor per Kuvendin, me kusht rikthimin e lulishtes në gjendjen e mëparshme.
Aktualisht aktiviteti i Parlametit zhvillohet në ambjente të ndërtimeve ekzistuese, që nuk përbëjnë një kompleks të veçantë ndërtimesh, të projektuara dhe të ndërtuara posaçërisht për funksionin e Parlamentit e ku përmbushet aktiviteti i tij i plotë funksional. Kuvendi i Shqipërisë kërkon të realizojë një Kompleks Parlamentar të arritur nga ana funksionale, volumore dhe arkitektonike, bashkëkohor të denjë për rëndësinë e funksionit të institucionit, për një prezantim gjithashtu të denjë në marrëdhëniet me institucionet analogë të vendeve të tjera, si dhe ti japë vlera urbanistike dhe arkitektonike Kryeqytetit, e veçanërisht zonës së qendrës së tij. Detyra e projektimit është hartuar në tre zgjidhje dhe ka si qëllim të paraqesë të dhëna dhe analizën e gjendjes ekzistuese të ambjenteve të godinave në të cilat kryen funksionin aktual të aktivitetit të tij Parlamenti i Shqipërisë, të parashtroje ato kërkesa mjaft komplekse për një funksionim normal dhe dinjitoz të një institucioni tepër të rëndësishëm të Shtetit, të parashtrojë kërkesat për një kompleks me vlera bashkëkohore urbanistike dhe të parashikojë fondin e nevojshëm për realizimin e këtij kompleksi nëpërmjet përllogaritjeve të rikonstruksioneve të mundshme të ambjenteve ekzistuese si dhe ndërtimin e shtesave të reja të nevojshme për funksionimin e tij. Varianti i miratuar sot propozon vendosjen e zyrave të Kryesisë së Kuvendit në ambjentet ku ndodhen sot, duke realizuar një rikonstruksion të thellë të godinës ekzistuese dhe ndërtimin e Sallës së Seancave Parlamentare në oborrin e brendshëm të saj, në pjesën perëndimore duke bërë një zgjerim të sheshit në perëndim.
6-Gjithashtu në mbledhjen e sotme KRRTRSH vendosi Ndryshimin e pjesshëm të gjurmës së rrugës Qafa e Kasharit-Rinas, në segmentin S110 deri në S250. Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkua Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit, MRRTT, Këshilli i Qarkut Durrës dhe Shoqëria "Airport Partners".
Nga ristudimi në terren i rrugës së re lidhëse Qafë e Kasharit-Rinas u konkludua se duhen bërë disa ndryshime duke përmirësuar parametrat gjeometrikë të saj. Ky ndyshim i gjurmës sjell përmirësime si shkurtimin e gjatësisë së rrugës rreth 100 metër linearë, eleminimin e 3 kthesave duke bërë lëvizjen e mjeteve komode. Segmenti i ri parashikohet të kalojë jashtë zonës së banuar, gjë që përmirëson parametrat e lëvizjes pasi nuk ka kufizime shpejtësie, vonesa në degëzime etj. Përmirësimet e sipërshënuara ndikojnë në uljen e kostos se ndërtimit të rrugës.
7- KRRTRSH vendosi që në pikën 1 të Vendimit të KRRTRSH Nr.2 datë 15.07.2004, "Për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit të objekteve të Aeroportit Nënë Tereza" të shtohet: Ura e re në rrugën ekzistuese të Rinasit dhe Rruga perimetrale e Aeroportit "Nënë Tereza".
Në zbatim të Masterplanit të Aeroportit "Nënë Tereza", miratuar na KRRTRSH me Vendim Nr1, datë 15.07.2004, Këshilli i Qarkut Durrës ka paraqitur kërkesën për miratimin në KRRTRSH të sheshit dhe lejes së ndërtimit të rrugës perimetrale të aeroportit "Nënë Tereze" dhe urës së re në rrugën ekzistuese hyrëse të këtij aeroporti. Rruga perimetrale do të ndërtohet nga ana e aerodromit dhe do të jetë pjesë e sistemit të sigurimit të perimetrit te Aeroportit. Drejtimi i kësaj rruge do të ndjekë drejtimin e Aeroportit me qëllim që të lejojë mbikqyrjen e gjithë gjatësisë së rrethimit, ndërsa ura e re do të ndërtohet në rrugën ekzistuese hyrëse për në Aeroportin "Nënë Tereza" mbi lumin Tërkuzë. Ura do të ketë gjerësi prej 7.5 m dhe do të jetë e përshtatshme për automjete me peshë prej 4500 kg në aks.
8-KRRTRSH miratoi studimin për "Ndryshimin e kondicioneve urbanistike të zonës së Plazhit të Durrësit". KRRTRSH la detyrë që studimi të plotësohet me hartën e mikrozonimit sizmik nga Instituti i Sizmikës, së bashku me kushtet që duhet të plotësojnë objektet, për të cilët do të kërkohet leje ndërtimi. KRRTRSH vendosi qe ndertimet e e ngritura, qe nuk bien ne kundershtim me kondicionet e reja, ti nenshtrohen procedurave te legalizimit.
Zona e plazhit të Durrësit paraqet një situatë të rënduar si rezultat i intensitetit të ndërtimeve. Kjo situatë kërkon ndërhyrje emergjente të strukturave shtetërore për normalizimin e saj. Puna e nisur me rrugën e plazhit do të vazhdojë në brendësi të blloqeve të ndërtimeve dhe studimin e zonës lindore. Për ta bërë të mundur këtë studim Bashkia Durrës ka kërkuar rishikimin e kondicioneve urbanistike të kësaj zone, duke propozuar kondicione të reja të cilat marrin në konsideratë gjendjen ekzistuese si dhe prespektivën e ndërtimeve në këtë zonë, për një zgjidhje më të pranueshme dhe të mirë në lidhje me siluetat dhe territoret ende të lira nga ndërtimet. Studimi prek një aspekt të rëndësishëm që ka lidhje me sizmicitetin e zonës duke vënë afate dhe kushte teknike për plotësimin e studimit për të garantuar qëndrueshmërinë e objekteve në rast rreziku sizmik.
9- KRRTRSH mori vendim për shfuqizimin e disa vendimeve të KRRT të Bashkisë Durrës në zonën e plazhit Durrës, në territorin pranë Urës së Dajlanit.
Shfuqizimi i vendimeve të KRRT bëhen për shkak të situatës së rënduar rreth zonës së kryqëzimit të rrjetit rrugor në Urën e Dajlanit. Ndërtimet me leje të bashkisë së qytetit dhe ndërtimet pa leje janë në kundërshtim flagrant me zonën mbrojtëse rreth kësaj vepre të rëndësishme inxhinerike rrugore dhe vendimet e marra nga bashkia nuk kanë respektuar kriteret ligjore për zonën mbrojtëse rreth kësaj vepre. Gjithashtu ky brez që duhet të jetë i paprekur garanton dhe sigurinë e këtyre objekteve inxhinerike dhe të qytetarëve