Kryeministri Fatos Nano priti në një takim te vecante sot ne mbremje delegacionin e Qendrës Ndërkombëtare të Paqes së Assisit ne Itali. Delegacioni i zgjeruar që drejtohej nga themelue
Kryeministri Fatos Nano priti në një takim te vecante sot ne mbremje delegacionin e Qendrës Ndërkombëtare të Paqes së Assisit ne Itali.
Delegacioni i zgjeruar që drejtohej nga themeluesi Vittorio Pulcinelli falenderoi kryeministrin Nano për mikëpritjen. Z.Pulcinelli vleresoi angazhimin dhe ne vazhdim te kryeministrit Nano si dhe impenjimin e Qeverisë shqiptare dhe të tijin personal për zhvillimin e një aktiviteti tepër të madh në Tiranë ndërmjet të gjithë pelegrinëve të paqes ne bote, për ta bërë Tiranën qendrën e Paqes në Botë në vitin 2005.
Z Pulçinelli informoi gjithashtu Kryeministrin mbi projektin e adoptimit në distancë të Qendrës Ndërkombëtare të Paqes për fëmijët e vobekët dhe në nevojë ne te gjithe boten dhe e njoftoi gjithashtu se Qendra Ndërkombëtare e Paqes në Assisi dëshiron të hapë një filial të sajin në Ballkan pikërisht në Shqipëri, për të treguar që Shqipëria dhe shqiptarët janë një potencial promovues te paqes dhe kontributit human i vleresuar tashme në rajonin e Evropës Juglindore.
Kryeministri Nano duke i falenderuar miqtë për çmimin "Pelegrini i Paqes 2004", u shpreh se kyishte nje motivim në punën e tij të përditshme si kryeministër, por edhe si Pelegrin i Paqes tashme qe te impenjohet që projektet për Paqen në Ballkan të jenë një realitet. Ne takim u ra dakort qe "Ora e Milleniumit të Paqes" te vendoset në Aeroportin Nënë Tereza se shpejti.
Kryeministri Nano duke vlerësuar edhe një herë lidhjet dhe rolin e madh të vendit fqinjë Italisë dhe të banorëve të vet me Shqipërinë dhe shqiptarët tha se pikërisht lidhje të tilla që forcohen gjithnjë e më shumë, mbi bazën e marëdhënieve tolerante, me të vërtetë demokratike dhe miqësore, janë një bazë shumë e mirë për t'i demostruar të gjithe rajonit te Ballkanit, sesa i rëndësishem eshte fakti se shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti jo vetëm për vete por edhe për të tjerët.