Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës, Zotin Niels Severin Munk. Ambasadori Munk i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetje
Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës, Zotin Niels Severin Munk.
Ambasadori Munk i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës së Danimarkës. Ai e informoi Kryeministrin se programi i asistencës së tranzicionit për Shqipërinë ka përfunduar me sukses dhe se qeveria e Danimarkës do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Zoti Munk shprehu besimin se parlamenti danez do ta ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria daneze i ka dhënë Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit, si dhe për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit evropian të vendit.
Të dy palët diskutuan edhe për fushat në të cilat qeveria daneze mund të japë ndihmën e saj, veçanërisht në forcimin e institucioneve demokratike, në fushën e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë,energjitikës, etj.