E Diel, 1 Nëntor 2026

U zhvillua paraditen e sotme, mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje Kryeministri Berisha risolli edhe njëherë në vëmendje të publikut një problem themelor për

U zhvillua paraditen e sotme, mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje Kryeministri Berisha risolli edhe njëherë në vëmendje të publikut një problem themelor për vendin, arsimin. Kryeministri u shpreh se qeveria i ka dhënë këtij sektori përparësi të madhe. Liberalizimi i plotë i universiteteve, dyfishimi i numrit të studentëve në to, si dhe rritja e ndjeshme e pagave të mësuesve, janë tregues të vëmendjes së qeverisë ndaj këtij prolemi.

Kryeministri u ndal gjithashtu në rëndësinë e arsimimit të mesëm, të përgjithshëm dhe atij profesional, për të rinjtë shqiptarë. Kryeministri Berisha i vlerësoi përpjekjet për arsimimim të fëmijëve, si mjeti kryesor në luftën kundër varfërisë në vend.

Ndër të tjera, Kryeministri në fjalën e tij u shpreh:

"Dëshiroj të parashtroj, sot, sërish një problem shumë madhor për vendin dhe ky është arsimi. Në këtë hark kohor ne i kemi dhënë këtij sektori përparësinë më të madhe se çdo sektori tjetër. Dy janë arritjet më kryesore. Liberalizimi i plotë i universitëteve, pothuajse dyfishimi i numrit të studentëve të pranuar, sikundër dhe një rrritje e ndjeshme e pagave të mësuesve.

Në këtë vend çdo sukses dhe arritje nxjerr në dritë proleme të reja të mëdha. Ne i liberalizuam universitetet dhe në këto universitete hynë në vitin e parë rreth 20-22 mijë studentë, po të llogarisim dhe një pjesë të studentëve që aplikojnë dhe fitojnë të drejta studimi jashtë shtetit. Por grupmosha e atyre që duhet të trokasin në dyert e universiteteve nuk është 22 mijë, por mbi 60 mijë. Pjesa dërrmuese e tyre nuk hynë në shkollat e mesme dhe ky është një problem shumë i madh, një problem themelor për arsimimin në Shqipëri.

Këta nxënës nuk është se nuk duan të hynë në shkollat e mesme. Këta fëmijë, në 95 për qind të tyre, do të donin të hynin në shkollat e mesme, por ata nuk kanë mundësi sepse gjatë këtyre 8-9 viteve, shkollat e mesme profesionale u mbyllën në 95 për qind të tyre dhe kjo ka patur efekte dramatike në nivelin e arsimimit të shqiptarëve.

Në rast se 12 apo 13 vjet përpara niveli i arsimimit në shkollat e mesme ka qenë ndër më të lakmueshmit, ka qenë në mbi 80 për qind, ka qenë niveli i arsimit të një vendi të zhvilluar, sot ky nivel ka zbritur. Para dy vjetësh ishte 37 për qind, tani ka një rritje, por një rritje me të cilën ne nuk mund të kënaqemi. Kjo ka bërë që niveli i arsimimit të shqiptarëve të zbresë nga 11.3 në 9,2 vite, pra ka shënuar një regres të vërtetë. Në këto kushtë është e domosdoshme që të përqëndrohemi me të gjithë forcën edhe në këtë komponent.

Rivendosja e sistemit të shkollave bujqësore në të gjitha zonat ku ato kanë ekzistuar, nuk është një zgjidhje realiste, sepse ,sot, në kushtet e tregut nuk mund të jetë ky, profili predominues, ndonëse unë jam për hapjen e sistemit të shkollave bujqësiore dhe konsolidimin e sistemit të tyre, por jo si një sistem dominues.

Zgjidhja është në krijimin e mundësisë për çdo nxënës që mbaron klasën e 9-të të shkojë në shkollë të mesme njësoj siç e zgjidhëm këtë për shkollat e larta. Kjo duhet të jetë motoja jonë. Kjo kërkon investime të mëdha, por shkolla është detyrimi ynë më i madh pas shëndetit. Duhet të ndërtojmë një sistem të tërë konviktesh. Përgjigjja e vetme në kushtet e këtij urbanizimi të shpejtë është ndërtimi i konvikteve. Skrapari, Përmeti, Gramshi, Tropoja, Peshkopia, Puka, Librazhdi, Pogradeci, por edhe qytetet e mëdha duhet të krijojnë mundësi, të mblidhen nxënësit për të studiuar në shkolla dhe të zgjidhen qendrat ku do të ndërtohen konviktet.

Vizitova Kukësin dhe autoritet vendore më thanë se kanë patur një konvikt. Para 6-7 vitesh ka patur gjithësej 30 nxënës, sot ka 320 dhe nevojat janë për 700 sepse janë mbyllur shkollat e mesme. Është shumë e drejtë dhe e ndershme që çdo fëmijë që mbaron shkollë e mesme të futet në universitet, por është dy here me detyrueshme që çdo fëmijë që mbaron shkollën 9-vjeçare të ketë mundësi të ndjekë shkollën e mesme.

Konviktet janë mënyra më e shpejtë e përgjigjes së kësaj situate, ndaj dhe ne si qeveri do të parashikojmë të përqëndrohemi në të ardhmen në këtë sektor, duke mos injoruar aspak zotimet e mëparshmë për zvogëlimin e nxenësve në klasa. Por kjo shtyllë është me konsoliduar tani. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për të rritur shanset e fëmijëve që mbarojnë klasën e 9-të te, për te ndjekur shkollat e mesme. Motoja jonë do të jetë, çdo fëmijë që dëshiron të ndjekë shkollën e mesme, duhet të ketë të garantuar nga ky shtet ,nga kjo qeveri sa më shpejt të jetë e mundur mundësinë për te ndjekur shkollën e mesme, profesionale ose të përgjithshme. Ky është një imperativ shumë i rëndësishëm i kohës. Gjithashtu është dhe nje mekanizëm real, për të luftuar varfërinë.
Arsimi dhe arsimimi ka qenë gjithnjë levat kryesotere ne luftën kundër varfërisë dhe jo vetëm kaq, por kjo është një mënyrë më eficente per të ndihmuar familjet e varfëra të cilat nuk e përballojnë dot, shkollimin e fëmijëve të tyre. Qeveria duhet të akordojë bursat. Por a mundet që vetëm qeveria ta përallojë të gjithë këtë barrë të madhe? Sigurisht që jo. Prandaj është e domosdoshme që faktorë të tjerë të hynë në skenë. Është e domosdoshme që të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit të shpallin përparësi të plotë të tyre, arsimimin e fëmijëve të njësive vendore ku ata qeverisin.

Në qoftë se ata shpallin dhe ne do të orientojmë të gjithë përfaqsuesit tynë në këshillat bashkiakë, komunash dhe qarqesh dhe drejtuesit e tyre që në të gjithë axhendën dhe buxhetin e tyre, përparësi të jetë arsimimi dhe shkollimi, sepse këtu rezultati është më i afrët , më i sigurt , më i mundëshëm dhe më i domosdoshëm.

Qytetet e mëdha të cilat i mbajnë fëmijët si të paketuar në klasa me 50 apo 60 nxënës për klasë duhet të ndjejnë dhe ata përgjegjësi. Drejtuesit vendorë duhet të shtrojnë pyetjen se çfarë përpjekjesh kanë bërë vetë ata për këtë. A i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë financiare dhe jofinaciare për ta lehtësuar këtë situatë? Përgjigjja është negative. Por unë shpresoj që të kthehet një faqe në këtë problem dhe të mendojëm shumë më tepër për fëmijët tanë, të mendojmë shumë më tepër për formimin dhe shkollimin e tyre dhe të investojmë shumë më tepër.

Qeveria e ka përparësuar arsimin. Nga viti i mëparshëm deri në këtë vit, 2007-ta në raport me 2006-ën ka një rritje prej 21 % të investimeve në arsim dhe në total shpenzimet janë rritur më shumë. Nga 2, 01 që kanë qenë shpënzimet kanë arritur në 3.46, një rritje shumë e madhe kjo. Pa pjesëmarrjen aktive të qevrisjes vendore, fëmijët nuk do të marrin dot arsimin e duhur. Por nuk është vetëm qeverisja venore që duhet të hyjë fuqishëm. Duhet të hyjë edhe sektori privat në partneritet ose në pavarësinë e tij
Pra ne duhet të bëjmë cdo përpjekje të ndërtojmë partneritet publik, privat, në përballimin e problemeve të mëdha të arsimit. Sikundër ju e dini që në paketën "Shqipëria nje euro", për të cilën po punojnë intensivisht me bazën ligjoirte, ministri i ekonomiseë dhe ekipi i tij, bashkë me ekspertë të BB dhe ekspertë të tjerë ndërkomnbëatrë, është parashikuar dhe do të po parashikohet ndërtimi i shkollave, spitaleve në kuadrin e kësaj pakete.

Edhe njëherë duhet të theksoj se ne duhet të pregatitemi ti japim shansin real cdo fëmije shqiptar, që mbaron klasën e 9-të, të zgjedhe shkollën e mesme. Më tej dyert e universiteteve janë të hapura. Kjo kërkon rishqyrtimin e bursave, kërkon një pjessëmarrje të gjerë ekstraqeveritare në krijimin e fondeve për bursat. Me 400 milion lekë që ish kryetari i Bashkisë shpenzoi për reklamat e veta, për tualetin e tij televiziv, mund të paguante bursat e një 1500 fëmijëve të varfër të këtij qyteti në shkolla të mesme. Por problemi është se i pëlqen pasqyra, ndonëse dhe me make-up bën mashtrimin dhe i lë fëmijët e varfër pa bursa.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›