E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano pati një bisedë telefonike me Presidentin e Polonisë Aleksandër Kvashnjevski. Pasi folën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes

Sot paradite Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano pati një bisedë telefonike me Presidentin e Polonisë Aleksandër Kvashnjevski.

Pasi folën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ata diskutuan gjërësisht në lidhje me hapat e dukshme që ka bërë Shqipëria në procesin integrues dhe rolin gjithnjë e më të madh që mund të luajë Polonia si anëtare e NATO-s dhe se shpejti edhe e BE-së në ndihmë të këtij procesi.

Kryeministri Fatos Nano dhe Presidenti i Polonisë Aleksandër Kvashnjevski diskutuan posaçërisht në kuadër të Samitit të NATO-s që mbahet në mes të këtij vitit në Stamboll.

Presidenti Kvashnjevski e siguroi Kryeministrin Fatos Nano se Polonia do të zgjerojë edhe më tej përpjekjet e saj në ndihmë të përshpejtimit të proceseve integruese të Shqipërisë.

Të dy bashkëbiseduesit do të takohen për të biseduar më konkretisht në Shkup, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të Presidentit Trajkovski.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›