Zv.kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta prezantoi sot ministrin e Ekonomise, z. Arben Malaj Sot paradite ne Ministrine e Ekonomise zv.kryeministri z.Ilir Meta prezantoi para st

Zv.kryeministri dhe minister i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta prezantoi sot ministrin e Ekonomise, z. Arben Malaj
Sot paradite ne Ministrine e Ekonomise zv.kryeministri z.Ilir Meta prezantoi para stafit te Ministrise, ministrin e Ekonomise z.Arben Malaj. Ne fjalen e tij z.Meta u shpreh se "kam kenaqesine te rishihemi perseri dhe po Ju shpreh vleresimet maksimale per punen tuaj te drejtuar nga znj.Meksi ku keni shenuar arritje ne shume drejtime".
Ministri i ri, z.Arben Malaj, vazhdoi ne fjalen e tij zv.kryeministri Meta, ka patur nje bashkepunim te frytshem me Ju si ne detyren e Ministrit te Financave, kryetarit te Grupit Parlamentar te Ekonomise dhe Finances dhe si nje nga profesoret me te njohur te ekonomise. Duke i uruar z.Malaj suksese ne detyren e re te Ministrit te Ekonomise ju uroj edhe juve te arrini nivele qe t'i pergjigjeni objektivave te qeverise se re te drejtuar nga z. Nano".
Me pas z.Meta permendi angazhimet kryesore te qeverise ne fushen e ekonomise ne drejtim te nje bashkepunimi real me komunitetin e biznesit, nxitjes se investimeve te huaja, vazhdimit te punes per liberalizimin e tregtise, intensifikimin e bashkepunimit rajonal dhe siguroi se mbeshtetja e Ministrise se Puneve te Jashtme do te jete maksimale per vazhdimin e negociatave per marreveshje te tregtise se lire me vendet e rajonit e deri te Marreveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Me pas fjalen e mori ministri Malaj i cili pasi falenderoi z.Meta ne rradhe te pare per vleresimet per stafin e Ministrise, u shpreh se kam te njejtin vleresim per znj.Meksi, ish-ministre e Ekonomise, si nje nga eksprtet me te mira te ekonomise dhe si politikane e vendosur ne thellimin e reformes ekonomike. Z.Malaj permendi disa nga arritjet kryesore te deritanishme te Ministrise se Ekonomise si antaresimi ne Organizaten Boterore te Tregtise, krjimin e profilit te Ministrise se Ekonomise etj.
Duke diskutuar per misionin e rendesishem te Ministrise se Ekonomise, z.Malaj tha se synimi kryesor eshte arritja e nje rritje ekonomike cilesore dhe te qendrueshme te ekonomise shqiptare. Ministria e Ekonomise do te synoje krijimin e nje ambjenti ekonomik sa me favorizues dhe joshes per investimet private vendase dhe te huaja nepermjet disa masave si: unifikimi dhe standartizimi i legjislacionit shqiptar me ate evropian, ngritja e institucioneve te specializuara per te mbeshtetur zhvillimin ekonomik, ngritjes se autoritetit te konkurences, antimonopolit dhe mbrojtjes se te drejtave te konsumatoir, ngritja e nje agjencie te specializuar per nxitjen e investimeve te huaja dhe persosjes se manaxhimit, liberalizimit dhe privatizimit te sektorit publik.
Qarqeve shkencore dhe universitare, vazhdoi ne fjalen e tij ministri Malaj, do t'iu krijohen hapsirat e mundshme per t'i perfshire ne hartimin e strategjive sektoriale dhe rajonale. Ministria e Ekonomise do te synoj qe ne baze te programit te qeverise Nano, te realizoje nje trasparence maksimale te aktivitetit te saj duke synuar nje efektivitet maksimal ne pune duke minimizuar burokracite e panevojshme dhe duke mbajtur qendrim te ashper administrativ dhe ligjor kunder korrupsionit.
Duke shpresuar ne mbeshtetjen maksimale te Kryeministrit, zv.kryeministrit dhe kolegeve te kabinetit, duke vleresuar punen dhe rezultatet qe keni arritur me ministren Meksi, duke shpresuar qe me punen te fitojme mbeshtetjen e opinionit publik vendas dhe partnereve nderkombetare qe asistojne dhe financojne nje pjese te rendesishme te zhvillimit ekonomik te Shqiperise, une jam optimist te realizojme se bashku programin dhe sfidat integruese te vendit.