E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot parashikohet gjykimi ndaj Albin Kurtit

PRISHTINE-Sot është planifikuar seanca për gjykimin e Albin Kurtit, kreut të levizjes “Vetvendosje”. Kurti sërish ka deklaruar se nuk do të paraqitet në Gjykatë. Ai e ka cilësuar procesin kundër tij si të motivuar politikisht.

Seanca e 23 shkurtit ishte shtyrë pasi në panelin e gjyqtarëve nuk ishte paraqitur gjyqtarja vendore, Fëllanza Kadiu, si dhe i akuzuari Albin Kurti.

Ndërkohë Këshilli kundër gjyqit ndaj Albin Kurtit, njofton se ka mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kundërshtojnë këtë process gjyqësor.

EULEX-i ka rinisur procesin e lënë në gjysmë nga UNMIK-u kundër Albin Kurtit, i cili akuzohet për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e funksioneve të tyre dhe ka bërë thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›