E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të parë për vitin 2007. Në këtë mbledhje u miratuan vendimet e mëposhtme: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PÃ

Sot pasdite, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të parë për vitin 2007. Në këtë mbledhje u miratuan vendimet e mëposhtme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASЁ, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKЁS NDЁRKOMBЁTARE PЁR RINDЁRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PЁR PROJEKTIN « REFORMA PЁR PЁRMIRЁSIMIN E MJEDISIT TЁ BIZNESIT DHE FORCIMIN INSTITUCIONAL » »

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasё, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankёs Ndёrkombёtare pёr Rindёrtim dhe Zhvillim (IBRD), pёr projektin « Reforma pёr pёrmirёsimin e mjedisit tё biznesit dhe forcimin institucional » », për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASЁ, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKЁS NDЁRKOMBЁTARE PЁR RINDЁRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PЁR PROJEKTIN « REFORMA PЁR PЁRMIRЁSIMIN E MJEDISIT TЁ BIZNESIT DHE FORCIMIN INSTITUCIONAL »

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huasё, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankёs Ndёrkombёtare pёr Rindёrtim dhe Zhvillim (IBRD), pёr projektin « Reforma pёr pёrmirёsimin e mjedisit tё biznesit dhe forcimin institucional », me njё hua 4 400 000 (katёr milionё e katёrqind mijё) euro.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN «REFORMA PËR PËRMIRËSIMIN E MJEDISIT TË BIZNESIT DHE FUQIZIMIN INSTITUCIONAL » »

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin « Reforma për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe fuqizimin institucional» », për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN « REFORMA PËR PËRMIRËSIMIN E MJEDISIT TË BIZNESIT DHE FUQIZIMIN INSTITUCIONAL »

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin « Reforma për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe fuqizimin institucional », me një hua prej 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) SDR-sh.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS TRIPALËSHE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, PËR SISTEMIN E NAFTËSJELLËSIT TRANSBALLKANIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të konventës tripalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, për sistemin e naftësjellësit transballkanik, sipas tekstit, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

V E N D I M

PËR

CILËSINË E LËNDËVE DJEGËSE, BENZINË DHE DIEZEL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 10, të ligjit nr.8897, datë 16.5.2002, "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja", me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ndalimin e tregtimit të benzinës, që nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ndalimin e tregtimit të benzinës me përmbajtje plumbi më shumë se 0,005 gr/l.

3. Ndalimin, duke filluar nga data 1 janar 2009, e tregtimit të lëndës djegëse diezel, për përdorim nga automjetet dhe gjeneratorët lëvizës, që nuk plotësojnë kërkesat e standardit shqiptar S SH EN 590 ose të standardeve të tjera, të barazvlefshme me të, me përjashtim të përmbajtjes së squfurit, siç parashikohet në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorët diezel të ulet, sipas shkallëzimit të mëposhtëm:

a) Nga data 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2010 të mos kalojë 350 mg/kg.
b) Nga data 1 janar 2011 të mos kalojë 10 mg/kg.

5. Ngarkohen pikat e shitjes të tregojnë qartë dhe dukshëm:

a) përputhjen e parametrave mjedisore të benzinës me standardin shqiptar S SH EN 228, në fuqi, ose me standardet e tjera, të barazvlefshme me të.
b) duke filluar nga 1 janar 2009, përmbajtjen maksimale të lejueshme të squfurit dhe përputhjen e parametrave mjedisore të diezelit me standardin shqiptar S SH EN 590 ose standardet e tjera, të barazvlefshme me të.

6. Testimi i çdo parametri bëhet sipas metodave të mëposhtme:

a) Për benzinën - sipas standardit shqiptar S SH EN 228 ose standardeve të tjera, të barazvlefshme me të.
b) Për diezelin - sipas standardit shqiptar S SH EN 590 ose standardeve të tjera, të barazvlefshme me të.

7. Ngarkohen ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të miratojnë udhëzimin, për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave, për cilësinë e benzinës dhe të diezelit.

8. Ngarkohet Inspektorati Qendror Teknik për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi dhe të udhëzimit, të parashikuar në pikën 7, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›