E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot paradite me përfaqësues të kompanisë amerikane "Adonai Telecommunication", kryesuar nga Peter Dravilas dhe Richard Boykin. Bashkëbiseduesit kanÃ

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot paradite me përfaqësues të kompanisë amerikane "Adonai Telecommunication", kryesuar nga Peter Dravilas dhe Richard Boykin.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për mundësinë e realizimit të projekteve të rëndësishme të mëdha në fusha si telekomunikacione, energjitikë, infrastrukturë, turizëm etj. Kryeministri Nano është shprehur se Qeveria që ai drejton është e orientuar në inkurajimin dhe zgjerimin e investimeve të huaja nga kompani serioze ndërkombëtare në Shqipëri.

Përfaqësuesit e kompanisë amerikane kanë vënë në dukje interesin e tyre për të investuar në vendin tonë, duke u shprehur se në Shqipëri ekziston tashmë një klimë e favorshme dhe pozitive për investitorët potencialë. Ata janë shprehur të interesuar gjithashtu për proçesin e privatizimit të ndërmarrjeve strategjike, duke theksuar se një projekt i rëndësishëm i tyre ka lidhje të drejtëpërdrejt me privatizimin e Kompanisë me kapital shtetëror të telefonisë fikse "Albtelekom". Përfaqësuesit e kompanisë amarikane janë shprehur se "Shqipëria është një vend i hapur dhe me shumë mundësi për të investuar në fusha të ndryshme".

Nga ana e tij, Zoti Nano ka theksuar angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për krijimin e kuadrit ligjor dhe klimës së përshtatshme për inkurajimin e investitorëve të huaj që duan të investojnë në vendin tonë.

"Adonai Telekomunication" është një kompani e njohur amerikane, në përbërje të së cilës ka ekspertë me përvojë shumëvjeçare në fusha të ndryshme.

Pas takimit, zoti Richard Boykin, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm u shpreh se:

Vizita jonë është në kuadrin e një projekti të madh dhe kujdesi i drejperdrejte i senatorit Daves nga Ilinois shërben për nxitjen e këtij projekti në fushën e telekomunikimit. Vlerësojmë mbështetjen e Kryeministrit në këtë drejtim. Ata me të cilët po bashkëpunojmë janë të hapur. Sa herë që ka një vend të hapur ka edhe mundësi për investime.

Pyetje: Mund të na thoni ndonjë detaj të projektit tuaj?

Z. Boykin: Qëllimi i projektit tonë është që ta sjellim telefonin fiks në çdo shtëpi kudo në të gjithë vendin, për ta bërë të mundur për të gjithë popullsinë. Është një investim privat, i cili bazohet në privatizimin e "Albtelekom".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›