Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit në NATO, ku u diskutuan çështje të rëndësishme të platformës së përfaqësim
Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit në NATO, ku u diskutuan çështje të rëndësishme të platformës së përfaqësimit të Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Stamboll.
Gjatë kësaj mbledhjeje Z.Dokle mbajti një fjalë:
"Të nderuar antarë të Komitetit Ndërministror të
Integrimit në NATO,
Te nderuar të ftuar,
Siç jeni në dijeni, në 28-29 Qershor 2004 do të mbahet në Stamboll Samiti i NATO-s, ku do te marrë pjesë edhe një delegacion i nivelit të lartë nga vendi ynë.
E propozuam këtë mbledhje të Komitetit Ndërministror të Integrimit në NATO me qëllim që të shkojmë në këtë Samit me një përfaqësim dinjitoz dhe përgatitje serioze e realiste për gjithëçka kemi bërë për integrimin deri tani dhe çfarë do të bëjmë në vijim. Pra, sot jemi mbledhur për të trajtuar e diskutuar mbi një platformë të përfaqesimit kombëtar në këtë Samit, e cila është përgatitur nga Grupi i Punës për Hartimin dhe Monitorimin e Planit të Veprimit për Antarësim (MAP). Mbledhja e këtij Komiteti bëhet pikërisht para vizitës në Tiranë të Sekretarit të Pergjithshëm, z. Scheffer, në mënyre që mesazhi i kësaj mbledhje t'i përcillet Kryeministrit para vizitës së autoritetit Nr.1 të NATO-s.
Te nderuar zotërinj,
Mendoj se jemi në kohën e duhur për të përgatitur një axhendë kombëtare gjithëpërfshirëse në mbështetje të integrimit, e cila të karakterizohet nga aktivizimi në maksimum i të gjitha potencialeve intelektuale brenda dhe jashtë vendit. Natyrisht, takimet e ketij viti të procesit të MAP-it (Plani i Veprimit për Antarësim) si dhe atë të dhe PARP-it (Procesit të Planifikimit dhe Rishikimit) në Tiranë dhe në Bruksel kanë qenë pjesë integrale e punës për përgatitjen e kësaj platforme që ne po diskutojmë sot. Synimi i këtij takimi është të japim mendime se si ta pasurojmë këtë platformë me qëllim që të marrim nga Samiti i Stambollit maksimumin e mundshëm te vlerësimit për progresin e bërë, dhe që kjo të shprehet pa mëdyshje në dokumentat finale te ketij Samiti, ashtu siç u shpreh në të dy raundet e fundit te zgjerimit te NATO-s, në Samitet respektive në Madrid, Ëashington dhe Pragë. Natyrisht vendimet e Aleancës mbi valën e ardhshme të zgjerimit të saj i marrin vëndet antare të saj, por ne mund të insistojmë me argumenta e fakte bindëse se e meritojmë një ftesë në raundin më të afërt te zgjerimit të saj.
Te gjithë tashmë e kanë krijuar bindjen se integrimi në NATO është më shumë një çështje politike, se sa thjesht ushtarake. Të gjithe jemi në dijeni se NATO ka tashmë 26 antarë, dhe se ato 7 vende që vetëm disa muaj më parë ishin me ne si vende aspirante, tashmë janë antarë me të drejta të plota. Me këtë nënkuptoj se tani na duhet të sigurojmë mbështetjen e të 26 vendeve, antarë të rinj e të vjetër.
Me këtë rast, dua të shpreh shqetësimin e natyrshëm për të cilin jemi mbledhur këtu, që delegacioni që do te përfaqësojë vendin tonë në Samit duhet të jetë i parapërgatitur me qendrime për te gjitha çështjet e axhendes se Samitit, dhe sidomos për ato që kane implikime direkte apo indirekte mbi vendin tonë.
Po ashtu, ajo që une dua te theksoj eshte se ne duhet te shkojmë në Samit me disa mesazhe të qarta dhe të mençura, si në planin kombetar ashtu edhe ne formatin A-3; ne duhet te shkojme atje duke bere të njohur se ne nuk duam të futemi në Aleance thjesht për të perfituar, por edhe për të kontribuar, siç edhe po kontribuojme tani qe jemi vetem nje vend aspirant, në Bosnje dhe Afganistan, në koalicionin e Vullnetit ne Irak, me lehtësira aero-portuale e stervitore etj.
Ajo që unë mendoj se duhet të theksojmë është që ne ti përcjellim Samitit mesazhin e një vendi që ka jo vetëm vullnetin për antarësim, por së pari, të një vendi që, megjithëse ka akoma për të bërë, ka bërë progres të konsiderueshëm për 10 vjet si vend partner e për 5 vjet si vend aspirant dhe që e meriton antarësimin, sepse në vijimësi ka kontribuar realisht në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të Aleancës, me kontribute konkrete në fushën politike, në atë ekonomike, të mbrojtjes, të resurseve, si dhe të sigurisë së informacionit. Unë i inkurajoj të gjithë antarët e këtij Komiteti si dhe të ftuarit të shprehen qartë se cili mund të jetë mesazhi më i dëshiruar e realist për Samitin e Stambollit për secilën nga 5 fushat e Planit të Veprimit për Antarësim (MAP).
Gjykoj se situata strategjike e integrimit ne NATO ka qenë sivjet më e favorshme se ndonjëherë tjetër më parë. Kemi një zgjerim të Aleancës me 7 vende te reja, kemi nje rezolute 558 te Kongresit Amerikan e cila jep mbeshtetje të fuqishme integrimit te vëndeve të A-3 në raundin më të afert të zgjerimit, si dhe kemi gjithashtu një mbeshtetje të shprehur edhe nga shumë vende Europiane të Aleances. Po ashtu, në planin e brendshem, komponentët favorizues të këtij objektivi strategjik; si mbështetja nga opinioni publik dhe spektri politik vazhdojnë të mbeten më të fuqishme edhe se në shumë vënde të tjera.
Nga pikpamja organizative, përfaqësimi në Samit me një delegacion gjithëpërfshirës ka vlerë dhe rëndësi për të dhënë mesazhin pozitiv si opinionit të brendshëm ashtu edhe atij të jashtëm, se çështja e integrimit është e çështje e të gjithëve.
Kam mendimin se duhet të vazhdojme të përdorim në maksimum lobingun me të gjitha vendet e NATO-s deri në fund të Qershorit 2004, duhet shfrytezuar çdo takim ne nivele të larta e të mesme në funksion të integrimit. Po ashtu, duhet të ndajmë qartë çfarë do të çfaqim si përfaqësim të Grupit të Adriatikut dhe çfarë si vend individual. Po ashtu, mund të gjenerojmë ide te reja për A-3 nëpërmjet shfrytezimit të medias, internetit, pergatitja e ndonje buletini special per tu shperndare ne Samit. Mundet të gjykojmë gjithashtu, nëse Kryeministri, si vend individual apo mbi bazën e tre Kryeministrave të A-3 të dergojne një letër të gjithë Kryeministrave të 26 vendeve të Aleancës për mbështetje kombëtare apo të A-3 në Samit.
Me lejoni te sjell në vemendjen e perbashket detyren e vënë nga Kryeministri, që brënda datës 5 Qershor, bazuar në draftin e platformës që po diskutojmë këtu dhe diskutimeve te antarëve dhe te ftuarëve në këtë Komitet, Grupi për Hartimin dhe Monitorimin e MAP-it të paraqesë për Kryeministrin platformën e përfaqesimit në Samit, e cila të përfshijë që nga aspektet organizative e deri tek qendrimet per çdo pike të axhendës së Samitit si dhe veprimtari të tjera.
Faleminderit!"