E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot me një grup përfaqësuesish të Qendrës "Carter", kryesuar nga Drejtori i Nismës së Zhvillimit Global, zoti Edmund Cain. Në fillim të takimit,

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot me një grup përfaqësuesish të Qendrës "Carter", kryesuar nga Drejtori i Nismës së Zhvillimit Global, zoti Edmund Cain.

Në fillim të takimit, zoti Cain i ka përcjellë Kryeministrit Nano përshëndetjet e ish Presidentit Amerikan Jimmy Carter, i cili, ka nënvizuar zoti Cain, është shumë i lidhur me Shqipërine dhe ndjek me vemendje zhvillimet pozitive që jane bërë gjatë viteve të fundit.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi i procesit të "Vizionit Kombëtar të së ardhmes", në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatgjatë të Zhvillimit Kombëtar të vendit.

Strategjia do të ketë një vizion afatgjatë, gjithëpërfshirës për zhvillimin e vendit, e mbështetur nga një spektër i gjerë forcash politike dhe sociale, në implementimin e një strategjie zhvillimi, e cila do të sjellë stabilitet dhe prosperiet të mëtejshëm u shprehen bashkebiseduesit.

"Një proces kombëtar i vizionit të vendit, i bazuar mbi metodën e promovimit të dialogut civil do të ofrojë udhërrëfim dhe vazhdimësi të përpjekjve afatmesme të Shqipërisë dhe do të sigurojë njehsim dhe harmonizim të mbështetjes së ofruar nga Komuniteti ndërkombëtar. Kjo strategji duhet të jetë në funksion edhe të procesit të integrimit te Shqiperise në botën globale,- tha Kryeministri Nano në këtë takim duke shtuar se - Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të ndërrmarrë procesin e vizionimit dhe të përcaktojë perspektivat e vazhdimit të kësaj nisme".

Nga ana e tij zoti Cain u shpreh optimist per zhvillimet ne kete drejtim duke theksuar rolin e rendesishem te Kryeministrit N ano."Nën lidershipin Tuaj Shqipëria ka patur progres. Vizioni juaj e ka orjentuar vendin përpara në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike dhe strategjia jonë ka për qëllim të kontribuojë në këtë drejtim".

Më tej, Kryeministri Nano ka vlerësuar se ky proces është kuadri më i mirë që mund t'i ofrohet vendit, i cili bashkon aktorë të ndryshëm të politikës dhe shoqërisë civile. Zoti Nano riktheksuar faktin se "zhvillimi i vendit dhe burimet e tij nuk janë monopol i askujt. Politikanet duhet të jene pjesë e këtij procesi dhe t'i lenë të lirë ekspertët nga retorikat politike".

Bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëtin opinion se vizioni kombëtar i së ardhmes duhet të dalë nga një proces dialogu politik dhe qytetar dhe përfshin një rreth të gjërë faktorësh. Për këtë arsye, zoti Nano theksoi se në këtë proces duhet të përfshihen të gjitha nivelet e qeverisë, administratës publike, të forcave politike dhe shoqërisë civile, duke reflektuar edhe perspektivat e tyre.

Qendra "Carter" është një qendër me eksperiencë ndërkombëtare në ndërtimin e strukturave dhe të pjesëmarës së shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes. Ajo është ftuar nga Qeveria Shqiptare për organizimin e procesit të Strategjisë së Zhvillimit Afatgjatë Kombëtar të Shqipërisë. Procesi i vizionimit do të ndërtohet sipas Modelit të Zhvillimit të Integruar, si një mjet dinamik për planifikimin në rang kombëtar që integron ekonominë, shoqërinë dhe ambientin.

Sipas këtij modeli, kjo strategji do të reflektojë ndikimin e politikave ekonomike në fushën e ekonomisë, në sektorë prioritarë: shëndetësi, arsim, mbi popullatën etj., si dhe politikat që do të orientonin në mënyrë të drejtë realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Ky model zhvillimi tregon kuadrin e plotë të zhvillimit të integruar, paraqet influencën e politikave që ndiqen, i përshtatet nevojave të vendit në analizën e problemeve, sugjeron zgjidhje si dhe lejon trajnim të shpejtë dhe modifikim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›