E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot prezantohet partia Fryma e Re Demokratike

Selia e partisë Fryma e Re Demokratike

Spektrit të djathtë të politikës shqiptare, sot, zyrtarisht, do ti shtohet një parti e re. Fryma e Re Demokratike, ka si komision nismëtar për krijim deputetin e qarkut të Durrësit, Gazmend Oketa, i cili tashmë është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Përveç Oketës, kësaj partie pritet t’i bashkohen edhe shumë figura të tjera të së djathtës, të larguar apo distancuar nga Partia Demokratike.

Tashmë ajo që flitej prej më shumë se një viti, për krijimin e partisë së Presidentit, Bamir Topi, është konkretizuar. Pritet që Topi, ti marrë drejtimin e saj në fund të mandatit të presidentit, me 24 korrik.

Logoja e FRD-së

Në daljen e fundit publike, Topi deklaroi se do të rikthehet në politikë si misionarë duke qenë se në PD, tashmë ia kanë mbyllur derën.

Duke folur për marrëdhëniet me PD-në, Topi është shprehur se është kapitull i mbyllur” duke shtuar se më së shumti është sulmuar nga përfaqësues të kësaj partie të emëruar nga kryetari dhe që nuk kanë asnjë kontribut për Partinë DEmokratike.

Prezantimi zyrtar i kësaj partie pritet të bëhet sot në orën 12:00. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›