Zyra qendrore e ODIHR: Nuk jemi kundër numërimit elektronik
Zyra qendrore e ODIHR në Varshavë shprehet se ata nuk janë kundër numërimit elektronik të votave dhe identifikimit të votuesve në mënyrë elektronike.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Tomas Rymer, ka folur për gazetën Shqip. Ne nuk jemi kundër numërimit elektronik, por ky sistem duhet të testohet në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Ajo që ne kemi bërë të qartë është se duhen zbatuar të gjitha standardet ndërkombëtare. Pra, nëse zbatohet numërimi elektronik, ai duhet bërë i qartë, me vëmendje, i detajuar në ligj dhe me marrjen e masave paraprake. Ne nuk jemi as kundër, as pro një procesi, jemi të ftuar nga autoritetet për të ndihmuar me ekspertizë dhe këtë kemi bërë. As më shumë e as më pak, tha Rymer.
Ndërkohë burime diplomatike shumë të rëndësishme i thanë Shqip se nuk janë ndërkombëtarët kundër këtij projekti, por ka aktorë të rëndësishëm në vend që po synojnë të sabotojnë votimin elektronik.