Ruçi: Gati për koalicion me LSI nëse ikën nga Berisha. Nano ka staturë shtetari
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, duke folur në emisionin Arena të Roland Qafokut, tha se socialistët janë gati për koalicion me LSI nëse ata largohen nga Berisha.
Nëse LSI nuk qëndron më në atë koalicion dhe qëndrimet e saj përafrohen me opozitën, atëherë pse jo. Kur thashë me çdo parti tjetër, aq më pak me LSI, pasi ka shumë pika programore të përbashkëta dhe ka dalë nga kjo parti, atëherë nuk është më problem koalicioni PS- LSI, por PD- LSI, tha Ruçi.
Ai komentoi edhe takimin mes Ramës dhe Metës, duke thënë se ishte Rama që ka telefonuar i pari pasi ishte nismëtari i letrës për takimet mes drejtuesve partiakë. Ruçi tha se Rama nuk ka bërë një takim pa u konsultuar më parë me aktorët dhe faktorët politikë në PS.
Ruçi ka vlerësuar Nanon duke thënë se ai ka staturën e shtetarit.
Unë respektoj zotin Nanon sepse nga të gjithë politikanët, ai është më i provuari dhe ka staturën e shtetarit, tha Ruçi.