Sot vendoset perfundimi i mbikeqyrjes se pavaresise

Kosova së shpejti do të jetë shtet me pavarësi të plotë, pasi të hënën
në Vjenë komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për
përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu tha ministri i
Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger.
Ky hap formalisht do të ndërmerret nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili e ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës, që përbëhet nga 23 vende evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.
Megjithatë, bën të ditur Europa e Lirë, Bashkimi Evropian e vazhdon praninë e tij në Kosovë me misionin EULEX për polici dhe sundim të ligjit, ndërsa janë të pranishme edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.
Më tej, ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger, në intervistën për agjencinë DPA, theksoi se “prania e vazhdueshme e trupave ndërkombëtare mbetet e domosdoshme për shkak të situatës në veri të Kosovës, e cila nuk është zgjidhur krejtësisht”.