Sot zgjedhje në Ballagat
Pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 28 qershorit, banorët e komunës së Ballagatit, në Lushnjë, do t’i drejtohen sot sërish kutive të votimit. Kjo për shkak se gjatë këtij procesi elektoral do të zgjidhet kryetari i ri i Komunës. Zgjedhjet në këtë njësi vendore mbahen pasi qeveria ka shkarkuar nga detyra kandidatin fitues të 18 shkurtit 2007, Fatos Sharka, të cilin e ka akuzuar për shpërdorim detyre. Në 2007-ën Fatos Sharka fitoi si i pavarur ndaj kandidatëve të mbështetur nga dy forcat e mëdha politike. Në zgjedhjet e muajit të ardhshëm nga Partia Demokratike kandidon Serbet Sharka dhe nga Partia Socialiste, Neshat Sharka. Në votime do të marrin pjesë 2511 votues, ndërkohë që në 28 qershor PD-ja fitoi me rreth 60 vota më shumë se PS-ja. Pak ditë më parë në këtë komunë ishte Kryeministri Berisha, i cili inauguroi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Ballagat-Peqin, 12 km e gjatë dhe që kushton 150 milionë lekë të reja.