Zgjedhjet, KQZ shpall rezultatin përfundimtar
BLEDAR HOTI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton me shtatë vota pro rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Shtatë anëtarët, të majtë dhe të djathtë kanë votuar pro certifikimit të këtyre zgjedhjeve pas mbi një muaji të zhvillimit të tyre. Në mbledhjen e djeshme ka rënë në sy mungesa e përfaqësuesit të PS-së dhe të opozitës, Genc Gjonçaj në shpalljen e rezultatit përfundimtar, ndërsa kanë qenë të pranishëm ato të PD-së, LSI-së dhe të PDI-së. KQZ-ja miratoi vendimin numër 602, që përkon me rezultatet në shkallë kombëtare për subjektet politike, si dhe të gjithë listën e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit. Në bazë të së dhënave zyrtare, koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” e drejtuar nga PD-ja dhe i përbërë nga 16 parti gjithsej, ka marrë gjithsej 70 mandate në Kuvendin e ri. Ndërsa koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, i udhëhequr nga PS-ja, i përbërë nga 5 parti ka fituar gjithsej 66 mandate. Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” ka marrë katër mandate deputetësh, të cilat i takojnë LSI-së. Në këto zgjedhje parlamentare për herë të parë futet Partia për Drejtësi dhe Integrim, që mbron zgjidhjen e çështjes çame dhe që është pjesë e koalicionit qeverisës. PD-së i takojnë gjithsej 68 deputetë, 1 deputet i takon PR-së. Këto tre subjekte përbëjnë dhe bllokun e djathtë politik në Kuvend. PS-ja do të ketë gjithsej 65 deputetë, 3 më pak se PD-ja. Në koalicionin e socialistëve, “Bashkimi për Ndryshim” vetëm PBDNJ-ja përfaqësohet me një deputet. Ndryshe nga herët e tjera, në Kuvend do të ketë vetëm gjashtë parti politike me PD, PS, LSI, PBDNJ, PR dhe PDI.
Votat e subjekteve
Të 15 partitë aleate i kanë dhuruar PD-së 102.282 vota, duke e çuar atë në 712.745 vota gjithsej. Ndërsa si subjekt, demokratët, sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së, kanë marrë 610.463 vota. Partia Socialiste ka marrë 10.123 vota më shumë se PD-ja në shkallë kombëtare, ku në total rezulton të ketë 620.586 vota. Por si koalicione, PD-ja kryeson 23.997 vota. “Bashkimi për Ndryshim” në total ka 688.748 vota, ku aleatët i kanë dhënë PS-së 68.122 vota. Si subjekt më vete PS-ja ka gjithsej 620.586 vota. Në bazë të përqindjeve si subjekte PD rezulton me 40,18%, ndërsa si koalicion 46.92%, ndërsa PS-ja me 40,85% dhe si koalicion 45,34%. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se për organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë u angazhuan 45.300 persona, nga të cilët: 60 persona përbënin stafin e përhershëm të KQZ-së, 250 persona ishte stafi ndihmës i marrë në punë vetëm për këto zgjedhje, 528 ishin komisionerët e nivelit të dytë (KZAZ), 38.008 ishte numri i komisionerëve që administruan procesin në qendrat e votimit ose komisionet e nivelit të tretë (KQV), rreth 6.000 ishin numëruesit e emëruar për të përmbyllur procesin e numërimit, 250 ishin trajnuesit dhe 150 operatorët dhe specialistët e teknologjisë dhe informacionit. Të gjithë subjektet zgjedhore paraqitën në listat e tyre shumemërore rreth 3.800 kandidatë.
rezultatet e votimit
REZULTATI PËRFUNDIMTAR i
ZGJEDHJEVE NË RANG VENDI
Koalicioni Aleanca e Ndryshimit
Aleanca Demokratike 4.682 vota 0,31%
Bashkimi Liberal Demokrat 5.008 vota 0,33%
Lidhja Demokristiane 6.095 vota 0,40%
Partia Agrare Ambientaliste 13.296 vota 0,88%
Partia Aleanca e Maqedonasve 1.043 vota 0,07%
P. Aleanca për Demokraci
dhe Solidaritet 1.067 vota 0,07%
Partia Balli Kombëtar 5.112 vota 0,34%
P. Balli Kombëtar Demokrat 4.177 vota 0,27%
Partia Demo. e Re Europiane 2.111 vota 0,14%
Partia Demokratike 610.463 vota 40,18%
Partia e të Drejtave të Mohuara 1.408 vota 0,09%
Partia Forca Albania 319 vota 0,02%
Partia Lëvizja e Legalitetit 10.711 vota 0,71%
Partia Ora e Shqipërisë 786 vota 0,05%
Partia për Drejtësi dhe Integrim 14.477 vota 0,95%
Partia Republikane 31.990 vota 2,11%
Totali 712.745 vota 46,92%
Koalicioni Aleanca Poli i Lirisë
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 10.753 vota 0,71%
Partia Bashkimi Demokrat 1.030 vota 0,07%
Partia Demokristiane 13.308 vota 0,88%
Partia e Reformave Demokratike 495 vota 0,03%
Partia Konservatore 1.067 vota 0,07%
Partia Rruga e Lirisë 1.002 vota 0,07%
Totali 27.655 vota 1,82%
Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim
Lëvizja për të Drejt. e Liritë e Njeriut 2.931 vota 0,19 %
Lëvizja Socialiste për Integrim 73.678 vota 4,85%
Partia e Gjelbër 437 vota 0,03%
P. për Mbrojtjen e Emigrantëve 376 vota 0,02%
Partia Socialiste e Vërtetë 91 6.548 vota 0,43%
Partia Toleranca e Re 437 vota 0,03%
Totali 84.407 vota 5,56 %
Koalicioni Bashkimi për Ndryshim
Partia Bash. për të Drejt. e Njeriut 18.078 vota 1,19%
Partia Demokracia Sociale 10.395 vota 0,68%
Partia G 99 12.989 vota 0,86%
Partia Socialdemokrate 26.700 vota 1,76%
Partia Socialiste 620.586 vota 40,85%
Totali 688.748 vota 45,34%
Abdullah Adil Omuri 756 vota 0,05%
Partia Ligj dhe Drejtësi 4.865 vota 0,32%
Vota të vlefshme 1.519.176
Emrat e 140 deputetëve të rinj
QARKU SHKODER
Jozefina Topalli PD
Astrit Bushati PD
Arenca Trashani PD
Gezim Dibra PD
Gjok Uldedaj PD
Paulin Sterkaj PD
Ndue Paluca PD
Ilir Beqja PS
Tom Doshi PS
Ndue Kola PS
Astrit Beci PS
QARKU LEZHË
Edi Paloka PD
Mark Marku PD
Paulina Hoti PD
Rajmond Hoxha PD
Gjok Jaku PS
Gjovalin Kadeli PS
Armando Prenga PS
QARKU KUKES
Flamur Noka PD
Besnik Dushaj PD
Fatos Hoxha PD
Asllan Dogjani PS
QARKU DIBER
Jemin Gjana PD
Sherefedin Shehu PD
Bedri Hoxha PD
Selami Xhepa PD
Sadri Abazi PS
Qemal Minxhozi PS
QARKU TIRANE
Sali Berisha PD
Aldo Bumçi PD
Rajmonda Bulku PD
Bujar Nishani PD
Majlinda Bregu PD
Gerti Bogdani PD
Genti Strazimiri PD
Florjon Mima PD
Ilir Rusmali PD
Myqerem Tafaj PD
Luan Skuqi PD
Tritan Shehu PD
Viktor Gumi PD
Arben Imami PD
Lajla Përnaska PD
Vasilika Hysi PS
Besnik Baraj PS
Kastriot Islami PS
Saimir Tahiri PS
Fatmir Xhafaj PS
Andis Harasani PS
Ditmir Bushati PS
Eglantina Gjermeni PS
Namik Dokle PS
Enkelejda Shkreli PS
Eduard Shalsi PS
Xhemal Qefalia PS
Dashamir Peza PS
Ilir Gjoni PS
Artan Gaçi PS
Ilir Meta LSI
Fatmir Mediu PR
QARKU DURRËS
Ferdinand Xhaferri PD
Albana Vokshi PD
Gazmend Oketa PD
Ylli Lama PD
Osman Metalla PD
Eduard Halimi PD
Igli Cara PD
Blendi Klosi PS
Rudina Seseri PS
Hazir Gashi PS
Gazmir Bizhga PS
Klodiana Spahiu PS
Lefter Koka LSI
QARKU ELBASAN
Lulzim Basha PD
Ardian Turku PD
Ardiana Gjoni PD
Rahim Çota PD
Dashnor Sula PD
Luçiano Boçi PD
Subi Hida PD
Valentina Leskaj PS
Ilir Bejtja PS
Shegush Ligori PS
Taulant Balla PS
Damian Gjiknuri PS
Agim Leka PS
Skënder Hasa PS
QARKU KORÇE
Ridvan Bode PD
Gjergj Papa PD
Ledina Aliolli PD
Edmond Spaho PD
Fatbardh Kadilli PD
Ismail Hoxha PD
Ben Blushi PS
Pandeli Majko PS
Mimi Kodheli PS
Alfred Dalipi PS
Arben Ahmetaj PS
Olta Xhaçka PS
QARKU BERAT
Genc Pollo PD
Mehmet Xheka PD
Lefter Maliqi PD
Erion Braçe PS
Fidel Ylli PS
Ermonela Velaj PS
Marko Bello PS
Nasip Naço LSI
QARKU FIER
Sokol Olldashi PD
Ilir Bano PD
Mesila Doda PD
Enkelejd Alibeaj PD
Vasillaq Ngresi PD
Fatos Beja PD
Gramoz Ruçi PS
Ermelinda Meksi PS
Albert Çaçi PS
Fatos Tushe PS
Armando Subashi PS
Bashkim Fino PS
Ervin Koçi PS
Arben Çuko PS
Pirro Lutaj PS
Dritan Prifti LSI
QARKU GJIROKASTER
Genc Ruli PD
Spiro Ksera PD
Arta Dade PS
Ethem Ruka PS
Vangjel Tavo PS
QARKU VLORE
Astrit Patozi PD
Ardian Kollozi PD
Leonard Demi PD
Kreshnik Çipi PD
Arben Isaraj PS
Luiza Xhuvani PS
Arben Malaj PS
Shpëtim Idrizi PS
Eltar Deda PS
Fatmir Toçi PS
Dashamir Tahiri PDI
Vangjel Dule PBDNJ