Plaku i Apolonise, nota “10” në golin e dhjetë sezonal

Nga Ledion Ymeri
Albania-sport - Këmba e "artë" e Sebino Plakut është një nga gjërat e vetme të cmuara të Apolonisë, teksa sulmuesi i talentuar firmosi në minutën e 7 golin e fitores për fierakët në përballjen me Shkumbinin (0-1) , takim që u luajt në stadiumin "Tofik Jashari" të qytetit të Shijakut. Ky ishte goli i 10 sezonal për sulmuesin e ri tiranas. Shkumbini humbi mundësinë më të mirë për të barazuar, kur sulmuesi Dorian Bubeqi, nuk realizoi nga pika e bardhë në të 28'. Me këtë fitore, Apolonia u ngjit në kuotën e 14 pikëve, dy më shumë se peqinasit që me humbjen e 13 në kampionat (po aq sa Apolonia) tashmë renditen të fundit me 12 pikë. Në mesin e fazës së dytë, skuadra e Apolonisë kaloi një situatë shumë të vështirë. Iu larguan 11 futbollistë e më pas trajneri, gjë e cila i detyroi drejtuesit e kësaj skuadre që të plotësonin boshllëqet e krijuara, duke bërë një merkato me shifra të pa prekura ndonjëherë në këtë periudhë nga të gjithë skuadrat e tjera të futbollit shqiptar. Duke marrë 14 futbollistë dhe 1 trajner, nga të cilët 10 futbollistë të huaj, Apolonia vendosi rekordin e merkatos në të gjithë historinë e futbollit shqiptar, ku Dinamo në sezonin 2005-2006 kishte 7 futbollistë dhe 1 trajner të huaj. Shkumbini-Apolonia 0-1 Plaku 7' , 10 gola Bubeqi 28' humb penallti