E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimet dhe shanset për Javën e 18-të

Tirana - Teuta
(1=45%, X=15%, 2=40%)
PSE?
Ndeshen dy skuadra që këtë sezon i janë orientuar mirë luftës për titullin kampion. Duke qënë se në renditje ndodhen shumë pranë njera-tjetrës, nuk i japin kësaj kryendeshjeje ngjyrat e një barazimi. Drejt fitoreve mund të pranohen të dyja rezultatet, ndërsa Tirana ka më shumë shanse ta arrijë.
Elbasani - Partizani
(1=45%, X=10%, 2=45%)
PSE?
Nuk mund të thuash se kjo sfidë do të dalë në barazim. Jo vetëm se në fazën e parë ka fituar Elbasani në Tiranë, por edhe për faktin se janë dy skuadra që kanë bërë merkato me emra të shumtë gjatë muajit janar dhe kështu mbetet një ndeshje që orientohet nga fitoret respektive.
Kastrioti - Dinamo
(1=40%, X=20%, 2=40%)
PSE?
Mund të jetë një fitore e vështirë në transfertë për Dinamon, sepse skuadra e Kastriotit ka mbetur në vend me përbërjen e fazës së parë. Raportet kanë ndryshuar në favor të bluve, por nuk duhet harruar se skuadra e Kastriotit nuk ka pësuar asnjë humbje në fushën e vet në 17 javët e luajtura.
Besa - Luftëtari
(1=70%, X=20%, 2=10%)
PSE?
Për skuadrën e Besës ka ardhur rasti i një fitoreje të sigurtë dhe mundësitë janë të mëdha. Së pari, sepse skuadra kavajase është përgatitur mirë gjatë janarit dhe po këtë muaj ka bërë një merkato cilësore. Gjithsesi, mungesa e fitoreve në fushën e saj, 1 në 8 ndeshjet e luajtura, e bëjnë edhe më të bindshëm njëshin.
(Nje sherbim i Panorama Sport)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›