E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho nuk e pranon Adrianon në stërvitje

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se Jose Mourinho dje e ka dërguar Adrianon sërish në shtëpi, për shkak të gjendjes jo të mirë në të cilën ka qenë braziliani gjatë stërvitjes së djeshme. Sipas Gazzetta dello Sport, braziliani dje kishte arritur në stërvitje në kohë, por nuk ka qenë në gjendje të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Mourinho menjëherë e ka dërguar atë në shtëpi, ndërsa gazeta shkruan se për këtë sjellje të sulmuesit, portugezi ka qenë shumë i zemëruar. Spekulohet se Mourinho ngadalë po e humb durimin ndaj brazilianit dhe preferon të lirohet nga shërbimet e tij që në muajin janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›