Sow drejt Fenerbahces

Sulmuesi senegalez Moussa Sow pritet të nënshkruajë për klubin turk Fenerbahce nga Lille. Uebfaqja zyrtare e Fenerbahces ka publikuar një fotografi të tij pas ardhjes në Stamboll të enjten mbrëma për vizita mjekësore te gjiganti turk.
“Kishte interesim nga shumë skuadra por Fenerbahce ishte ajo të cilës desha ti bashkohem. Jam shumë i lumtur. Menjëherë pas ardhjes kamë parë emocionet e shumta që kanë njerëzit këtu për futbollin”, tha Sow i cili pritet të nënshkruajë kontratë me vlerë prej 3.2 milionë eurosh në sezon.
Transferimi i tij mund t’i kushtojë Fenerbahces deri në 13 milionë euro.