E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Jo Shqiperi multietnike per asimilimin e Jugut

Aleanca Kuq e Zi nisme per ndryshimin e emrave sllave dhe greke te fshatrave

Aleanca Kuq e Zi kerkon edhe ndryshimin e emertimeve te fshatrave qe nuk jane ne gjuhen shqipe. Pasi ka dale me pare me qendrimin  kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnie dhe feje Aleanca shpalli nga qyteti i Pogradecit dhe nismen me te fundit.  Iniciativa e re per te ndryshuar te gjitha emertimet me origjine nga gjuha sllave ajo greke apo turke u deklarua nga vete kreu i  Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i cili tha se duhen ndryshuar toponimet qe trashegohen nga gjuhet e vendeve fqinje. Per ne e rendesishme mbetet qe te mos krijohet nje Shqiperi multietnike ne menyre qe te mos asimilohet Jugu i vendit. Ligji i miratuar nga ana e qeverise per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare do te konsiderohet nga Aleanca Kuq e Zi i papranueshem. Nepermjet levizjes sone ne do te vazhdojme te rrisim ndergjegjesimin qytetar por edhe te pushtetareve - tha Spahiu. Lidhur me qendrimin e kesaj levizjeje kunder regjistrimit te popullsise mbi baze etnike dhe fetare Spahiu tha se ka pasur prononcime edhe nga ana e shtetit grek duke permendur kater reagime te tilla ne nje periudhe kohore prej nje viti. Dhe kush e kerkon kete regjistrim Greqia e cila ende nuk ka bere regjistrimin e popullsise se saj edhe pse eshte anetare e BE-se. Greqia qe nuk njeh pakica etnike apo pakica kombetare ne territorin e saj. Prandaj ne denoncojme servilizmin qeveritar ndaj Greqise - u shpreh Spahiu. Ne vazhden e takimeve qe jane zhvilluar ne mbare vendin nga ana e Aleances Kuq e Zi Spahiu paralajmeroi nisjen e protestave te anetareve dhe simpatizanteve te Aleances Kuq e Zi ne te gjithe vendin ne muajin tetor. Ai e konsideroi si nje aspekt te rendesishem te mbrojtjes se ceshtjes kombetare edhe zhvillimin ekonomik te vendit dhe tha se ky zhvillim ekonomik eshte i lidhur ngushte me identitetin kombetar. Historiani i njohur Pellumb Xhufi ka theksuar se ligji i miratuar nga qeveria ne lidhje me regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare perben nje shkelje flagrante te Kushtetutes sepse sipas tij ky regjistrim me kriteret e vendosura ne ligj shenon perplasje flagrante me konventen nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›