E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet ne fillim te gushtit

Dokumenti pritet te preke edhe ceshtjen e numerimit te fleteve te hedhura ne kutite e gabuara

OSBE/ODIHR duket se ka ndermend tjua prishe pushimet politikaneve shqiptare duke qene se pritet qe raporti perfundimtar i perbashket i ketyre organizatave te rendesishme nderkombetare per zgjedhjet lokale te 8 majit te publikohet ne 10-diteshin e pare te gushtit. Burime bejne te ditur ne fillimin e muajit te ardhshem se raporti per zgjedhjet me gjetjet konkluzionet dhe rekomandimet nuk do te vonoje. Rendesia e ketij raporti lidhet me faktin se ai sherben si udherrefyes i te gjithe institucioneve te rendesishme nderkombetare per sa i perket zgjedhjeve ne vendin tone. Institucione te rendesishme si BE apo edhe Departamenti Amerikan i Shtetit i referohen ketij raporti per sa i perket vleresimit te zgjedhjeve ne vend dhe rekomandimeve qe ato bejne per te ardhmen. Ky raport ne menyre te vecante do te kete rendesi per sa i perket vleresimit te Komisionit Europian ne lidhje me kerkesen e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne tetor te ketij viti. Nje nga kerkesat e BE-se per kete status lidhet me nevojen qe zgjedhjet e 8 majit te ishin te lira dhe te ndershme. Raporti ka rendesi te vecante edhe sa i perket vleresimit qe do te jape per procedurat ligjore qe u ndoqen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe me pas nga Kolegji Zgjedhor per procedurat qe u ndoqen per konsiderimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara si te vlefshme. Ne nje raport te fundit paraprak per zgjedhjet ne vend OSBE/ODIHR e konsideroi kete procedure te pakuptueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›