Koci Kushtetuta jo marredhenie Rama-Berisha por e qytetareve
Kryetari i Partise Socialiste te Vertete 91 Petro Koci shprehet se nisma per ndryshimin e Kushtetutes nuk duhet te trajtohet si marredhenie ndermjet dy lidereve kryesore politike Sali Berisha dhe Edi Rama. Gabimi i rende i opozites kur i dha konsensusin projektit privat Berisha mbi Kushtetuten ne 2008-n nuk perben arsye qe shoqeria shqiptare te rrije e pergjumur kundrejt shansit kombetar per reformen e shtetit. Nuk duhet lejuar qe Kushtetuta te trajtohet si nje ceshtje e marredhenieve Rama-Berisha apo si nje ceshtje qe i takon vetem politikes. Te ardhmes europiane te vendit i duhet nje Kushtetute qe perfaqeson interesat e qytetareve pra duhet te perparojme nga nje Kushtetute e politikaneve ne nje Kushtetute te qytetareve. Opozita ka nje projekt i cili duhet te marre mbeshtetjen qytetare dhe patjeter mendimin e tyre - tha Koci. Sipas tij Berishes i intereson indiferenca qytetare ndaj ketij projekti prandaj perpiqet te imponoje nje opinion sipas te cilit Kushtetuta mbetet biznes politik i paleve politike dhe jo nje ceshtje jetike e demokracise dhe mireqenies institucionale te shtetit. Ne lidhje me paketen e opozites per ndryshimet kushtetuese ka reaguar dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela i cili i ka konsideruar si te pengociueshme ato. Ndryshimet e Kushtetutes Saliu nuk i pranon se mezi i ka marre per te manipuluar vazhdimisht sistemin. Opozita do te paraqese nje pakete kushtetuese edhe te ligjeve esenciale me te cilen nuk negociohet. Ne qofte se Saliu nuk e pranon do ta marre populli si objekt te levizjes se tij. Pse Sepse Shqiperia eshte ne nje ngerc te madh institucional ne funksion te demokracise. Ka degraduar ne nje fashizem oriental sepse jane pushtuar te gjitha institucionet. Institucionet merren ne dy forma ose me forcen e popullit ne rruge dhe rikthehet demokracia ne Shqiperi nepermjet votes se lire ose me presion per te pranuar nje Kushtetute e cila do te risistemoje demokracine ne Shqiperi - tha Ngjela. Ne ndryshim nga aleatet e tjere te socialisteve si Gjinushi Milo e Ndoka te cilet kane shprehur pakenaqesi te medha per menyren sesi forca me e madhe politike ne kete kamp po menaxhon situaten pas zgjedhjeve Ngjela thote se PS-ja veproi drejt dhe rezultati qe i dukshem.