E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi, dëshmi në Prokurori

Pas disa deputeteve Socialiste, edhe kreu i Socialdemokrateve Skënder Gjinushim një nder aleatet kryesore te selisë roze, ka dëshmuar ne prokurorinë e Tiranës për 21 janarin. Ai është thirrur ne cilësinë e personit qe ka dijeni për ngjarjen pas një kallëzimi te policisë se shtetit. Nga ora 10:30 deri ne orën 11:30 te paradites se te mërkurës, Gjinushi i është përgjigjur pyetjeve te grupit te prokuroreve qe po heton gjithçka lidhur me demonstratën e 21 janarit dhe vrasjet e katër qytetareve. Pasi theksoi gatishmërinë për te bashkëpunuar me prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes. Gjinushi ka akuzuar drejtues te policisë se po fshehin te vërteten duke sajuar pucin e shtetit. Por ndërkohë kreu i PSD-së është cilësuar nga kryeministri si një nga organizatoret e demonstratës se dhunshme te 21 janarit. Gjinushi është përfaqësuesi i katërt i opozitës se bashkuar qe thirret ne prokurori. Javën e fundit ne organin e akuzës janë paraqitur edhe deputetet Socialiste Tom Doshi e Paulin Sterkaj si dhe kreu i partisë Demokristiane Nard Ndoka.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?CnXpRzH8M94","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›