Spahiu: Mungesë të infrastrukturës për sistemin gjyqësor

Lëvizjet jashtë shtetit në kundërshtim me rregullat të rreth 150 gjyqtarëve si dhe verifikimi i zbatimit të arresteve në shtëpi, janë dy çështje prioritare të cilat duhet diskutuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kështu ka deklaruar nënkryetari i këtij institucioni Kreshnik Spahiu i cili ka theksuar gjithashtu edhe për mungesën e investimeve në infrastrukturë për sistemin gjyqësor.
Këto deklarata nënkryetari i Keshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu i bëri gjatë tryezës së rrumbullakët ku u diskutua mbi rritjen e besimit të publikut kundrejt gjyqësorit. Në këtë diskutim ishte i pranishëm edhe ish presidenti Alfred Moisiu i cili theksoi se sistemi gjyqësor në vend ka shumë mangësi.
Ndërkohë këshilltari ligjor pranë ambasadës amerikane në Tiranë Paul Burakoff ka theksuar se reforma në drejtësi është e pashangshme dhe sipas tij kjo bëhet e mundur vetëm nëse sistemi gjyqësor vepron në mënyrë efikase.