E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Vrasja e pastiçierit në Vlorë, shkak hakmarrja

Vrasja e pastiçierit Përparim Mehmetaj në Vlorë mund të ketë ndodhur për hajkmarrje. Ky është version paraprak i policisë ndërsa deklaron se ky akt mund të ketë ndodhur pasi dy muaj më parë, vajza e autorit të krimit, ka humbur jetën nga një ëmbëlsirë.
 

Përparim Mehmetaj 52 vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Vlorës pasi kishte marrë plagë të rënda në trup.

Viktima është qëlluar nga Alfred Feta, 42 vjec, banues në lagjen "Rilindja", pas një debati për shkak të helmimit të fëmijës së agresorit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pastiçeri në vendin e quajtur tregu i Orizit në Vlorë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›