E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Shpërndarja e kartave në kaos

Kryetarja e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj deklaroi pas mbledhjes së grupit se infrastruktura zgjedhore ka vonesa të dukshme. Sipas Leskajt, afati i listave të zgjedhësve ka mbaruar më datë 30, ndërkohë Ministria e Brendshme, të cilën e ngarkon ligji, ende nuk ka çuar udhëzimin për qeverisjen vendore."Çështja e kartave të identitetit, mbetet proces kaotik, ku sot asnjë qytetar, asnjë banor i Republikës së Shqipërisë nuk ka marrë asnjë kartë identiteti. Sot, me gjithë deklaratat, nuk kemi një plan të qartë për sa i përket shpërndarjes së kartave të identitetit dhe kjo rrezikon procesin",theksoi Leskaj. Ajo ka kërkuar qeveria që të reflektojë në mënyrë të menjëhershme për sa i takon listave zgjedhore dhe kartave të identitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›