Laç, konflikti për pronën shndërrohet në tragjedi, vriten 2 vëllezër, 3 plagosen
LAC - Konflikti për pronësinë e një lokali është shndërruar në një tragjedi në Laç. Dy vëllezër kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes dy vëllezërve Syziu dhe dy vëllezërve Krosi në qendër të qytetit të Laçit.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lokalin e biznesmenit Lekë Syziu, i cili dyshohet se i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash shtetasit Arben Krosi dhe nuk ja kishte kthyer sipas marrëveshjes. Për këtë arsye, Arben Krosi pretendonte pronësinë e lokalit të Syziut, me qëllim që ta konsideronte të shlyer borxhin në fjalë.
Paraditen e sotme 43-vjeçari Arben Krosi bashkë me vëllain e tij Florian Krosi, janë paraqitur në lokalin e Lekë Syziut për të sqaruar çështjen e borxhit, ku janë konfliktuar me vëllezërit Syziu.
Pas konfliktit verbal, të dyja palët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njëri- tjetrit. Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje biznesmeni Lekë Syziu, ndërsa janë plagosur rëndë vëllai i tij Pal Syziu, Arben Krosi dhe 26-vjeçari Florian Krosi, të cilët u dërguan menjëherë në spital.
Pak orë pas ngjarjes, Pal Syziu nuk mundi të përballonte plagët e rënda dhe ndërroi jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia konfirmon faktin se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por shkaku ka qenë një konflikt pronësie mes biznesmenit Lekë Syziu dhe shtetasit Arben krosi. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)