Spahiu: Qeveria ka vullnet politik për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu, gjatë një takimi të zhvilluar me struktuarat drejtuese të kësaj partie në qytetin e Kavajës, deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë zgjedhje me standarde të larta demokratike, pasi qeveria ka vullnet politik për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Zyrës për Shtyp të kësaj partie, Spahiu tha se'' ushtrimi i të drejtës së votës është mekanizmi më i mirë dhe i duhur që i jep mundësi çdo qytetari të japë kontributin e vet në zgjidhjen e problemeve që e shqetëson atë''.
...