E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ai që është lider nuk mund të ketë frikë nga zgjedhjet

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë "NATO- 60 vjet në të mirë të sigurisë ndërkombëtare",  u ndal edhe në procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. "Pas anëtarësimit në NATO ne do të kemi zgjedhjet. Unë jam shumë e lumtur që procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit po ecën normalisht dhe pas 18 vitesh, si asnjë herë tjetër, në zgjedhjet e ardhshme ne do shkojmë me infrastrukturën më moderne", tha znj. Topalli. Në këtë kuadër, ajo uroi që "politikanët që drejtojnë partitë, ditën e zgjedhjeve ta shohin si një ditë feste". "Nuk mendoj se ata që drejtojnë partitë duhet të kenë frikë dhe fobi nga zgjedhjet, siç ndodh me disa. Ajo ditë duhet të jetë ditë feste dhe unë jam shumë e sigurt për këtë", tha znj. Topalli. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i PS-së Edi Rama, i cili  shprehu shqetësimin se procesi zgjedhor është në rrezik. Në këtë drejtim, ai solli në vëmendje procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›