Digjen 30 ha me ullinj
28/10/2011 Flakët në Qafën e Koshovicës, shkrumbohen 30 ha ullinj.
Zjarri, zjarrfikësit furnizojnë me lekët e tyre makinat
Edhe pse nuk është piku i sezonit të rënies së zjarrit në qarkun Fier, duket se fatkeqësia e rënies së zjarreve në pronat shtetërore, por edhe në ato private, nuk do të rresht edhe në sezonin e vjeshtës. Rënia e zjarrit këtë herë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në afërsi të kodrës së gjelbëruar me ullishte në Levan, rreth 6 km larg qytetit të Fierit nga jugu. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 të ditës së djeshme dhe kanë qenë banorët e zonës përreth që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë shkuar me shumë vonesë në vendngjarje.
Zjarri
Sipas punonjësve të këtij reparti, pohohet se mjetet zjarrfikës kanë shkuar gati 1 orë me vonesë për shkak të mungesës së karburantit në këto mjete që duhet të ishin në gatishmëri. Po sipas burimeve jozyrtare, por të besueshme kanë qenë vet punonjësit që kanë vënë lekë nga xhepat e tyre për të blerë karburantin dhe furnizuar mjetet zjarrfikëse. Ato kanë shkuar në vendngjarje kur janë shkrumbuar rreth 30 ha tokë me ullishte dhe shkurre. Pasi kanë “luftuar “gati 1 orë me flakët e zjarrit që kërkonin të përparonin edhe më në fund zjarri është shuar. Policia, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe zjarrfikësit nuk kanë përcaktuar ende nëse zjarri është i qëllimshëm ose nga pakujdesia e ndonjë kalimtari. Gjithsesi ky nuk është rasti i parë i rënies së zjarrit në këtë sezon, edhe pse jo i nxehtë. Gjatë stinës së verës edhe pse rastet e rënies së zjarrit në qarkun e Fierit kanë qenë të shpeshta, policia nuk ka asnjë rast të vendosur në pranga për shkatërrim me dashje të pronës nga zjarri.