E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikon për pasaportë, i kishin vjedhur identitetin

28/10/2011  Dyshohet se falsifikatori ka pasur precedentë penalë

BERAT-Aplikon për t’u pajisur me pasaportë me gjeneralitete të falsifikuara, ndërkohë rezulton se kanë marrë pasaportë në vend të tij. Burime të policisë së qarkut të Beratit bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal nga ana e Strukturave të Seksionit kundër Krimit Financiar për aplikimin me gjeneralitete të falsifikuara të një 40-vjeçari nga fshati Bardhaj në komunën Lumas të këtij rrethi. A. Agalliu, banues në këtë fshat mësohet se ditët e fundit është paraqitur për t’u pajisur me pasaportë në komunën e tij, por nga verifikimet ka rezultuar se me të dhënat e tij ishte nxjerrë më parë një pasaportë. Në muajin janar të këtij viti mësohet se me të njëjtat të dhëna ishte paraqitur një tjetër person për nxjerrjen e një pasaporte, e cila ishte prodhuar dhe shpërndarë nga zyrat aplikuese. Dyshohet se personi që është paraqitur me gjeneralitete të falsifikuara ka qenë në kërkim ose me precedent penal, ndërkohë që tashmë është vënë në kërkim nga ana e policisë. S. Gorrica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›