Belgjika kthen në Rinas 15 azilkërkues
28/10/2011 Kërkuan azil për shkak të gjakmarrjes, shumica nga Shkodra
Kthimi sepse rezultuan me dokumentacion të falsifikuar
TIRANË- Sot Belgjika kthen në Aeroportin e Rinasit 15 azilkërkuesit e parë që nuk e fituan statusin e azilantëve politikë. Lajmi mësohet nga autoritetet belge, të cilat tashmë kanë vendosur të aplikojnë masat e ndëshkimeve për ata persona me shtetësi shqiptare që kanë abuzuar me kërkesat e tyre për të marrë statusin e azilantit politik. Kryesisht, 15 shqiptarët e parë që sot do të riprekin tokën shqiptare, do të jenë përbërës të kategorisë së personave që aplikuan për azil politik për shkak të gjakmarrjes, të cilën ata pretendonin se u rrezikonte jetën në Shqipëri. Belgët kanë verifikuar të gjithë dokumentacionin që shqiptarët kanë paraqitur pranë zyrave të tyre dhe u ka rezultuar se një pjesë e mirë e dokumenteve janë të falsifikuara. Gjithashtu, mësohet se shumica e të kthyerve janë nga Shkodra, çka përforcon edhe një herë alarmin dha Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Imigracionit dhe Azilit, në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Freddy Rosemont, më datën 18 tetor kur u takua me kryepolicin Burgaj në Tiranë e Shkodër. Ai u shpreh në takim se “Numri i azilkërkuesve gjatë muajit tetor llogaritet në 240 veta”. Në Shkodër, pyetjes nëse do të ketë rikthim të regjimit të vizave ai i është përgjigjur se po. “Është një mundësi e rikthimit të vizave pasi veç Malit të Zi që nuk ka problem, vendi juaj, Serbia dhe të tjerat kanë problem”,-tha ai. Belgët kanë konstatuar se afro 60% e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës vijnë nga qarku i Shkodrës. Përveç azilkërkuesve që vijnë nga Shkodra, 20% e të tjerëve vijnë nga qarku i Kukësit dhe 20% nga qarku i Tiranës. Por, sipas Roosemont, këta shtetas shqiptarë që vijnë në Belgjikë dhe kërkojnë azil politik, thjesht janë pre e një mashtrimi, pasi u kanë thënë që po të shkosh në Belgjikë dhe të kërkosh azil, përfiton shtëpi, punësim, etj. Menjëherë pas marrjes së përgjigjes negative, ata janë të detyruar të largohen nga territori belg sa më shpejt të jetë e mundur.