E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Shkelje te renda nga gjyqtaret Klodiana Kotorri

“Gjyqtaret duhet te zbatojne te gjitha kompetencat qe u jep legjislacioni penal per te perfunduar gjykimin ne kohe sa me te shkurter, si edhe per te ndeshkuar veprimet e paligjshme te cdo pale ne proces, me qellim zvarritjen e gjykimit”. Keshtu ka deklaruar diten e djeshme nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu gjate nje dalje per mediat ku beri publike rezultat e konstatuara dhe shkeljet e renda qe jane bere nga gjyqtaret. Ceshtjet e renda penale jane vene ne lupen e nje kontrolli te perbashket te Ministrise se Drejtesise, dhe KLD-se, ne 5 gjykatat me te medha dhe vecanerisht ne ate te krimeve te renda. Raporti i bere publik, pas inspektimit te 166 ceshtjeve penale konstaton shkelje te renda si: “moszhvillimin e gjykimeve te panderprera, shtyrjen e gjykimit me shume se afati 15 ditor i percaktuar nga ligji, dorezimin e vendimit te arsyetuar pertej afateve procedurale, mos raportim tek organet perkatese per Prokuroret ose Avokatet qe shtyjne pa shkak ose me qellim seancat gjyqesore. Keshilli i Larte i Drejtesise pak kohe me pare nisi inspektimet ne keto gjykata rrethesh pas shqetesimeve publike te qytetareve si dhe problematikave te hasura gjate punes se perditshme. “Ne perfundim te ketij inspektimi KLD rekomandon nje teresi ndryshimesh per Kodin e Procedures Penale, te lidhura me administrimin e procesit gjyqesor penal, te cilat i jane percjelle Ministrise se Drejtesise per veprime te metejshme” u shpreh nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Raporti u vendos t’i kaloje per veprime te metejshme, Ministrit te Drejtesise, si autoriteti i vetem kompetent, per te ndermarre apo per te iniciuar, nje procedim disiplinor kunder gjyqtarit. Nderkohe qe ky eshte raporti i dyte radhazi i inspektimeve ne gjykata dhe ashtu si i pari ka nxjerre te njejtat probleme, zvarritje te gjyqeve dhe mungese te avokateve. Sipas Spahiut ministria e Drejtesise duhet te jete ajo qe duhet te vleresoje raportin qe ka nxjerre ne pah shkeljet. Nenkryetari i KLD-se deklaroi se Gjykata e Tiranes dhe Gjykata e Krimeve te Renda jane me problematike dhe duhet ti kalohen disa kompetenca organeve gjykuese qofte per masat disiplinore per avokatet, ashtu edhe per kufizimin e te drejtes se gjykates se apelit per te derguar ceshtje per rigjykim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›