E Diel, 1 Nëntor 2026

IFF, ndahen çmimet, fiton filmi i regjisorit turk, Nesimi Yetik

Ka përfunduar edicioni i gjashtë i Festivalit Internacional të filmit me metrazh të shkurtër.Gjatë këtij festivali konkuruan 82 filma të gjinive të ndryshme . Filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të shkurtër u shpall filmi "My mother learns Cinem" (Mamaja ime mëson të aktrojë ) i regjisorit turk Nesimi Yetik . Ndërkaq për filmin shqiptar u zhvillua një edicion i veçantë në të cilën u dhuruan 2 çmime për kategorinë e filmit më të mirë shqiptar dhe disa çmime të tjera speciale . Çmimin per Filmin më të mirë shqiptar me metrazh të shkurtër e mori filmi Stairs (shkallët ), i Ilir Harxhit dhe filmi The first day of classes ( dita e parë e shkollës ) nga regjisori Dionis Papadhimitri . Ndarja e çmimeve vijoi edhe me filmin më të mirë shqiptar të animuar , të cilin çmim e mori Klejdi Eski me filmin 100 kafe. Një çmim tjetër u dhurua dhe për regjisorin kosovar Dalmat Dobra me filmin Cheaters (Manipuluesit ) i cili u vlerësua me çmimin e filmit fiction më të mirë, duke vazhduar kështu edhe me shumë çmime të tjera për të përmbyllur këtë festival me sukses.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›