E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Braçe bën rezistencë, s’pranon ta lërë beratin zonë të lirë për Erion Veliajn

28-01-2012 / Gazeta 55

Polemika në PS, Braçe kërcënon Ramën: S’lëviz nga Berati, ofiqet jepja dikujt tjetër


Delegimi i anëtarëve të kryesisë në 12 qarqet e vendit, përmes një procesi përzgjedhje që në thelb ka ‘internimin’ e atyre deputetëve që në disa zgjedhje parlamentare apo vendore, kanë kryesuar grupin e punës në të njëjtën zonë, pra zonat e tyre tradicionale. Nisur dhe nga platforma e re politike e Edi Ramës, për të luftuar klanet në bazën socialiste si shumë deputetë të tjerë nga Pandeli Majko, Ben Blushi, Ditmir Bushati apo dhe Eltar Deda, edhe Erjon Braçe duhet të braktisë zonën e tij elektorale, ku është votuar prej 20 vitesh si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për qarkun e Korçës. Por Braçe është i palëkundur në qëndrimin e tij, duke kundërshtuar forcërisht vendimin e Asamblesë Kombëtare të PS, ndërsa Edi Ramës i jep mesazhin se “ofiqe të tilla duhet t’ia japë dikujt tjetër”. “Për asnjë arsye nuk heq dorë nga Berati, do të mbetem pranë halleve të atyre që më kanë zgjedhur”- u shpreh dje deputeti socialist, Erjon Braçe. I ndodhur në Berat për një mbledhje me strukturat socialiste lokale, deputeti ka komentuar ndryshimet më të fundit që janë bërë në kongresin e PS-së. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe se do të mbetet në zonën ku për vite me radhë është votuar dhe se në asnjë moment apo rrethanë do të lëvizë nga mandati i tij në Berat duke marrë çdo pasojë dhe përgjegjësi që mund të lindë pas sfidimit të vendimit të Asamblesë Kombëtare. Duket qartë se Braçe e ka kuptuar hilen e Ramës, për të lënë Beratin zonë të lirë për çetnikun e tij Erjon Veliaj, me të cilin nënkryetari i grupit kuvendor socialist, është konfliktuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, ndërsa raporte të shthurura kanë shoqëruar edhe zgjedhjet vendore të një viti më parëm, ku PS u tkurr ndjeshëm në vota.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›