Zyrat e Gaddafit SHBA-Britani Jane objektiv legjitim

Zyrat qendrore të liderit libian, Muamar Gedafi përbëjnë një objektiv legjitim. Këtë e konfirmojnë ministrat e mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Geits dhe Lajëm Foks. Por NATO mohoi se qëllimi i sulmit mbi kompleksin e Gedafit në Tripoli, ishte vetë koloneli. “Misioni i NATO-s në Libi është që të mbrojë popullatën civile, e jo të ndërrojë regjimin”, deklaroi komandanti i misionit të Aleancës në Libi, gjenerali Çarls Bushard.