Apel per ndihme opozita siriane kerkon mbeshtetje

Përfaqësues të opozitës siriane që janë takuar në Stamboll, kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare në mënyrë që të ndalet reagimi i dhunshëm i presidentit Bashar Al Asad ndaj protestave popullore kundër regjimit të tij 11-vjecar. Anas Abdah, kryetar i Lëvizjes për Drejtësi dhe Zhvillim tha se opozita siriane kërkon vendosjen e presidentit Al Asad nën presion për të ndalur vrasjen e civilëve. Qindra njerëz janë vrarë nga forcat siriane të sigurisë që nga nisja e protestave që prej gjashtë javësh.