E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnje incident policia e Fierti me plan per zgjedhjet

Në 44 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë kësaj fushate në qarkun e Fierit nuk është shënuar asnjë incident. Për të ruajtur këtë situatë të qetë deri në përfundim të fushatës, si dhe për të garantuar zhvillimin e procesit të votimit në 8 maj, drejtoria e policisë së qarkut ka ndërmarrë një sërë masash në kuadër të planit operacional për ditën e zgjedhjeve të hartuar nga policia e shtetit.

“Në kuadër të përmbushjes së detyrave të saj, drejtoria e policisë së qarkut Fier garanton se do të zbatojë detyrat e ngarkuara me ligj, duke vepruar me ndershmëri dhe paanshmëri. Do të bashkëveprojmë në çdo kohë me strukturat e tjera të shtetit për realizimin e detyrave në këtë proces zgjedhor. Do të marrim të gjitha masat për parandaluar në kohë çdo veprimtari kriminale, të kundraligjshme që cënon sigurinë e çdo individi”- tha Mërgim Hoxha, drejtor i policisë së Fierit. 

Për të siguaruar një informim sa më të drejtë e transparent dhe në kohë të publikut mbi çdo ngjarje apo incident të mundshëm, dhe veprimet e kryera policore në çdo rast, pranë drejtorisë së policisë është ngritur edhe një grup pue për monitorimin e medias.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›