Elbasan, pranga 19-vjeçarit për drogë
Policia e Elbasanit bënë të ditur se është arrestuar sot 19-vjeçari Klevis Agolli, nga Gramshi, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të Koduar Sharron, policia bëri të mundur sekuestrimin e 100 dozave heroinë, në automjetin në pronësi 19-vjeçarit, me targë AA 288 BP.
Agjentët e antidrogës po hetojnë për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.