Wolfarth: Diskutimet për Spahiun në Parlament

Ai tha se "nga një zyrtarë publik, cilido qoftë ai, do të prisja që t'ia kushtonte gjithë kohën e tij, detyrës për të cilën ai është emëruar".
"Unë e shoh jo vetëm legjitime, por edhe të rëndësishme që të bëhen pyetjet e nevojshme dhe t'u jepet përgjigje në mënyrën e duhur në parlament, që është vendi i duhur për këtë. Një zyrë publike, një funksion publik i paguar nga taksapaguesit, duhet të respektohet dhe detyra të kryhet ashtu siç duhet", u shpreh ambasadori. Sipas Wolfarth, "kur bëhet fjalë sidomos për sjellje të funksionarëve për detyra kaq të larta, parlamenti është vendi i vetëm ku mund të debatohet".
Për sa i përket qëndrimit të opozitës për këtë çështje, Wolfarth tha se, "nuk shoh ndonjë problem dhe ndonjë ndryshim nga opozita, pasi kur vjen fjala për qëndrimin ndaj rregullave demokratike, opozita i respekton këto rregulla ashtu si maxhoranca".
Në fjalën e tij zuri vend edhe dialogu politik, duke nënvizuar se “konsensusi i arritur në fund të vitit të shkuar duhet të vazhdojë për hir të së ardhmes së vendit, pasi ky konsensus është i nevojshëm për përgatitjen e rrugës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për BE dhe integrimin e mëtejshëm evropian".
"Kushtetuta shqiptare është shumë e qartë kur vjen fjala te konsensusi, pasi ajo thotë në terma të përgjithshëm se, konsensusi është i nevojshëm për vendime themelore", u shpreh. "Nëpërmjet zyrtarëve të saj publik, Shqipëria e ka shprehur vazhdimisht se ajo dëshiron të bëhet një partnere e BE-së dhe sidomos për këtë çështje themelore është shumë i rëndësishëm konsensusi", tha më tej. /Start/
2012-01-19 12:20