Spahiu i kërkon Kolegjit Zgjedhor garanci për ankesat e partive në zgjedhje
Tetë gjyqtarët nuk do të gjykojnë më dosje të zakonshme deri në mbarim të mandatit. Emrat e gjyqtarëve dhe rastet kur partitë politike do t’i drejtohen kolegjit
Laureta Rryçi
Tiranë - Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, thërriti dje në detyrë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Spahiu theksoi se ky institucion i rëndësishëm i procesit zgjedhor, me anë të punës së tij të paanshme dhe të drejtë, duhet të përcjellë mesazhe garancie për një proces të rregullt ligjor, në zbatim të standardeve aspiruese. Pas deklaratës së tij, edhe gjyqtarët që u përzgjodhën me short vetëm pak kohë më parë dhanë garanci për gjykime të drejta. Që nga dita e djeshme ata kanë hequr dorë nga puna e përditshme duke u transferuar të gjithë në Tiranë deri në ditën e mbarimit të mandatit të Kolegjit Zgjedhor.
Detyrimi
Ky Kolegj Zgjedhor, i cili përbëhet nga tetë gjyqtarë të gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, përbën një hallkë të rëndësishme të procesit zgjedhor. Institucioni i Kolegjit Zgjedhor, nëpërmjet profesionalizmit dhe integritetit të anëtarëve përbërës, duhet të garantojë respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe të ligjeve, në përmbushje të detyrave që ligji përkatës iu njeh. Kolegji Zgjedhor ka si detyrë funksionale të tij, shqyrtimin e ankimeve të subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Njëkohësisht, ky kolegj, shqyrton edhe ankimet e paraqitura nga individët apo partitë politike të cilave u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Takimi u fokusua gjithashtu dhe në evidentimin e marrjen e masave parandaluese, në çështje që kanë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin sa më korrekt të gjykimeve të mosmarrëveshjeve zgjedhore. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor shprehën dhe njëherë angazhimin e tyre maksimal, për paanshmëri dhe përkushtim në përmbushje të detyrave.
Kolegji zgjedhor
Kolegji Zgjedhor ka si detyrë funksionale të tij, shqyrtimin e ankimeve të subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të dhëna Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Njëkohësisht, ky kolegj, shqyrton edhe ankimet e paraqitura nga individët apo partitë politike të cilave u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Brenda 5 ditëve, nga dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, hidhet shorti i përzgjedhjes së gjyqtarëve, anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Hedhja e shortit organizohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke e bërë përzgjedhjen nëpërmjet të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të vërtetimit të rasteve përcaktuara në nenin 148 të Kodit. Në nenin 148 thuhet se përjashtohen nga përzgjedhja me short, gjyqtarët për të cilët: është vendosur fillimi i çështjes penale; është në fuqi një masë disiplinore; është filluar procedimi disiplinor.
Shorti
Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), zgjodhi nëpërmjet shortit me gogla, tetë gjyqtarët që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor. Kolegji është një strukturë e rëndësishme për shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike gjatë procesit për zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 Qershor 2009. Nga shorti u zgjodhën si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, gjyqtarët: Dhurata Haveri, Astrit Kalaja, Marie Qiriazi, Meriban Mullaj, Sashenka Jonuzi, Entela Prifti, Tom Ndreca dhe Petraq Koço. Nga përzgjedhja e parë më short u kontestuan 3 emra. Stavri Kallco, Bashkim Dedja dhe Zegjine Sollaku nuk morën aprovimin nga partitë. Përzgjedhja e dytë me short zgjodhi 3 emra të rinj në vend të kandidatëve të kontestuar. Entela Prifti, Tom Nderca dhe Petraq Koço u përzgjodhën në vendet e 3 të kontestuarve.
8 Maj 2009