E Diel, 1 Nëntor 2026

Punësimi i fëmijëve, qeveria i vendos kusht punëdhënësve



Punëdhënësit që do të punësojnë fëmijë, nën moshën 18 vjeç, që sot e tutje, do tu duhet të jenë të informuar për gjendjen shëndetësore të punëmarrësve të vegjël. Ky është kushti më i fundit i vendosur nga qeveria për mbrojtjen e fëmijëve në punë. Punëmarrësit e mitur, nën 18 vjeç, para fillimit të marrëdhënieve të punës duhet të paraqesin, pranë mjekut të ndërmarrjes, raportin e Komisionit Mjeko-Ligjor, ku të deklarohet aftësia e tyre për punë. Për rrjedhojë, punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, duhet t’u garantojë punëmarrësve të mitur kontroll periodik mjekësor për gjendjen e tyre shëndetësore, të përshtatur edhe në funksion të rreziqeve, të cilat lidhen me punë, që ai kryen. Kontrolli periodik mjekësor kryhet çdo: 12 muaj punë, për punëmarrësit e mitur, nën 18 vjeç, të cilët janë të punësuar në punë të lehta; 6 muaj punë, për punëmarrësit e mitur, nën 18 vjeç, të cilët janë të punësuar në punë të vështira, të përcaktuara në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Punëdhënësi është i detyruar të përballojë vetë shpenzimet për kontrollet periodike mjekësore të punëmarrësit të mitur si dhe të garantojë ruajtjen e kofidencialitetit të çdo të dhëne, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

8 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›