Procedurat që ndiqen për marrjen e gjakut nga pacientët
Humbja me shpejtësi e një sasie të konsiderueshme gjaku afërsisht 1.5 litra rrezikon jetën, ndërsa dhënia e një sasie gjaku për shembull 300-350 ml nuk i kushton asgjë një organizmi të shëndoshë, i cili e zëvendëson shpejt atë. Asnjë medikament apo produkt artificial nuk mund ta zëvendësojë atë. Gjaku për transfuzion merret vetëm nga njerëzit. Një individ në nevojë duhet të marrë gjak sa më të sigurt që të jetë e mundur.
Gjak i sigurt është gjaku që nuk përmban viruse, parazitë, medikamente, alkool, substanca kimike ose faktorë të tjerë që mund të dëmtojnë, rrezikojnë ose sëmurin marrësin e tij. Për marrjen e gjakut duhet që dhuruesi t’i nënshtrohet disa procedurave. Kështu para se mjekut të marrë gjakun e një dhuruesi bën regjistrimin e dhuruesit, njihet me historinë mjekësore,
kryen ekzaminimin fizik, nëpërmjet të cilave të mund të dallojë nëse gjaku është i pastër dhe të jepet për kurim tek pacientët.
Njerëzit që dhurojnë gjak duhet të jenë me shëndet të mirë dhe nuk duhet të vuajnë nga ndonjë sëmundje serioze. Marrësi nuk duhet të dëmtohet nga marrja e gjakut, ndërsa dhuruesi nuk duhet të rrezikohet nga dhënia e gjakut. Gjithkush që gëzon shëndet të mirë mund të dhuroj gjak. Mosha më e përshtatshme për të dhuruar gjak është 18-60 vjeç, ndërsa pesha mbi 50 Kg. Shpeshtësia dhe intervali midis dy dhurimeve të gjakut është 3-4 herë në vit për femrat dhe 4-5 herë për meshkujt, ndërsa intervali i kohës midis dhurimeve duhet të jetë të paktën 8 javë. Në vendin tonë nevojat për gjak janë 10 herë më të mëdha se sa gjaku që mblidhet për njerëzit që kanë nevojë për të mbijetuar. Shpeshherë ka ndodhur që marrësit e gjakut të jenë infektuar nga sëmundje të ndryshme, për shkak të së cilës rrezikojnë jetën e tyre. Problemet të mëdha janë hasur dhe me analizimin e gjakut, çka shkakton edhe mungesën e sigurisë më marrjen e gjakut të sigurt.
Importimi i gjakut bëhet me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë në këto raste:
Në katastrofa ose aksidente të rënda, në pamundësi për t’u mbuluar nga burimet e brendshme
Për trajtimin e individëve të veçantë ose të pacientëve me probleme specifike, për të cilët është e pamundur të sigurohet gjak ose përbërës të tij në vend.
Importimi i derivateve të gjakut për përdorim klinik lejohet kur zbatohen kërkesat e legjislacionit në fuqi për barnat dhe kur dokumentohet negativiteti i kontrollit për agjentë dëmtues të shëndetit.
Importimi dhe eksportimi i qelizave burimore hemopoetike për qëllime transplantimi rregullohen sipas legjislacionit në fuqi për transplantet.
Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë rregullon:
Mënyrën dhe përmbajtjen e informimit të dhuruesve të gjakut dhe të përbërësve të tij
Mënyrën dhe përmbajtjen e informacionit të marrë nga dhuruesit e gjakut dhe të përbërësve të tij
Procedurat që përcaktojnë përshtatshmërinë e dhuruesve të gjakut dhe të përbërësve të tij
Mënyrat e mbledhjes e të përpunimit të gjakut dhe të përbërësve të tij
Kontrollet laboratorike dhe mënyrën e kryerjes së tyre në dhurimet e gjakut dhe të përbërësve të tij
Kërkesat e cilësisë për gjakun dhe përbërësit e tij
Kërkesat e detyrueshme për etiketimin
Mënyrat e ruajtjes e të shpërndarjes së gjakut dhe të përbërësve të tij
Procedurat dhe testimet laboratorike për shpërndarjen e gjakut dhe të përbërësve të tij.
Dhurimi i gjakut
Procesi i seleksionimit të dhuruesve
Procesi i kontrollit të dhuruesve përfshin komponentët e mëposhtëm:
Regjistrimi i dhuruesit
Historia mjekësore
Ekzaminimi fizik
8 Maj 2009