"Jam me çelsin, se e kam mik Ançelotin"
Arsyeja është e thjeshtë: “Jam shumë i lidhur me Ançelotin. Thjesht do të bëj tifo për të. Vetëm kaq”. Preferenca e brazilianit bie në kundërshtim me atë të Adriano Galianit, që këmbëngul në suksesin e ekipeve italiane. Por Leonardo e ka zgjidhjen: “Mund të kualifikohemi ne dhe Fiorentina”.
Pastaj numri një i stolit kuqezi flet për sfidën e prapambetur me Fiorentinën nesër në “Artemio Franki”: “Më mirë të ndeshemi me ta tani, sesa në dhjetor, edhe pse Fiorentina është një skuadër e mirë, që nuk i fal rastet që i jepen”. Nëse Milani siguron tri pikët nesër, distanca me Interin shkon në -4, por Leo mundohet të shmangë euforinë: “Duhet të jemi të qetë, t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shikojmë se deri ku mund të arrijmë”.