Spahiu ne dore te akuzes
E premte 16 Mars 2012 1254
Aleanca KuqeZi Prokuroria ka ne dore nese ndaj ish-nenkryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu do te nise procedim penal ose jo.
Kjo pasi Kuvendi i Shqiperise ka depozituar prane organit te akuzes raportin e dale nga komisioni i ngritur nga PD per Spahiun dhe nje kallezim penal ndaj tij per shperdorim te detyres ne kohen kur ushtronte funksionin e nenkryetarit te KLD. Ne baze te ketij relacioni Prokuroria do te shqyrtoje nese ndaj Spahiut jane kushtet per tu ngritur nje akuze. Ky raport dy dite me pare i eshte derguar nga zyra e protokollit te Kuvendit dhe Kontrollit te Larte te Shtetit kur per ish-nenkryetarin e KLD demokratet ne komision pretendojne se ka shfrytezuar para per fushatat e Aleances Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ne lidhje me kete veprim duke shtuar se nuk mund te behet prangosja e Spahiut dhe as kauzes Kuq e Zi. Kuvendi miratoi ne 1 mars me 69 vota pro dhe 54 kunder raportin e hartuar per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga nenkryetar i KLD-se.
Komente
Facebook