Spahiu padit KLD-në, sepse i kërkoi 2100 euro

Kreshnik Spahiu
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka paditur në gjykatë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pasi kjo e fundit me një urdhër të Ministrisë së Financave i kërkon ish-kreut të KLD-së të kthej shumën prej 2100 euro.
Shuma prej 2100 euro është shpenzuar nga Kreshnik Spahiu me dieta dhe udhëtime gjatë kohës që ishte në krye të KLD-së.
Sipas kontrollit të Ministrisë së Financave, kjo shumë nuk është justifikuar dhe bazuar në udhëtimet e Saphiut, duke i kërkuar KLD-së ti kërkoj lekët e shpenzuara.
Spahiu, pasi është vënë në dijeni të kësaj kërkese, i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar shfuqizimin e këtij urdhri si të pa pabazuar. /E.L/